HomeKryesoreRisia e gjysmëfinaleve të Euro 2020, një Republikë Parlamentare kundër tre Mbretërive

Risia e gjysmëfinaleve të Euro 2020, një Republikë Parlamentare kundër tre Mbretërive

spot_img

Mes shifrave dhe statistikave të shumta të katër skuadrave gjysmëfinaliste të “Euro 2020” është edhe një fakt interesant që nuk ka të bëjë me pjesën sportive në fushë.

Italia është e vetmja Republikë Parlamentare kundrejt tre mbretërive. Fati e solli kështu. Por edhe Italia ka dicka mbretërore. E kaltërta, ngjyra e fanellave kryesore të Italisë vjen pikërisht nga shtëpia monarkiste e Savojas. Axurrët kanë marrë emrin pikërisht kështu nga ky fakt.

Margeret, mbretëresha e Danimarkës, me siguri do të përfaqësohet nga trashëgimtari i fronit, Frederik. Anglia në ndeshjet e mëparshme pati princin Williams, por nëse Tre Luanët kalojnë në finale, mund të jetë e gjithë familja mbretërore, përfshi mbretëreshën Elisabet. Ndërsa Spanja përfaqësohet nga mbreti Felipe.

Evropiani ndër 60 vite ka përjetuar përballje nga më të ndryshmet, madje duke nisur nga i pari ku diktatori Franko tërhoqi Spanjën sepse nuk donte të përballej me Bashkimin Sovjetik në vitin 1960. Në finalet e Evropianit kam marrë pjesë edhe një konfederatë si Jugosllavia apo Republikë presidenciale si Franca. Thuajse në çdo Evropian ka probleme politike, por në fund gjithnjë ka fituar futbolli.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular