Italia dhe Anglia mbyllën kohën e rregullt në barazim 1-1 dhe dy kombëtaret ju drejtuan shtesës
Në minutat shtesë të kohës së rregullt, mbrojtësi italian Xhorxho Kielini u bë protagonist duke shkaktuar një faull të dhunshëm ndaj talentit anglez Bukajo Saka. Faulli ishte shumë i ashpër teksa gjyqtari holandez vendosi ta ndëshkoje vetëm me karton të verdhë 36-vjeçarin.
Menjëherë në rrjetet sociale kanë shpërthyer polemikat, duke akuzuar gjyqtarin për favorizim ndaj ‘’axurrëve’’. Faulli i ashpër është bërë viral duke u komentuar shumë.
PANORAMASPORT.AL