HomeAktualitetAbuzimet me tenderin e uniformave/Marinela Ziu: Kjo agjenci ka zhvilluar 400 miliardë...

Abuzimet me tenderin e uniformave/Marinela Ziu: Kjo agjenci ka zhvilluar 400 miliardë lekë tendera nga viti…

spot_img

E ftuar në edicionin e lajmeve të Ora Neës, Marinela Ziu, drejtuese e zyrës antikorrupsion në Partinë Demokratike ka komentuar tenderin e uniformave ne Ministrinë e Brendshme, ku u arrestuan 9 persona, 8 prej të cilëve tashmë janë lënë në burg.

Sipas saj afera korruptive e tenderit të uniformave të policisë, është një aferë gjigante ku janë të përfshirë të gjitha hallkat e kësaj Ministrie, teksa shton se PD ka që 8 vite që e denoncon me fakte e prova, por që nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Më tej shton se agjencisë së blerjeve të përqendruara, që prej vitit 2014 e deri më sot ka zhvilluar 400 miliardë lekë tendera publikë.

Prej 8 vitesh PD, denoncon me prova, me fakte të jashtëzakonshme afera korruktive, veçanërisht në pjesën e tenderave publik, që do të thotë prokurime publike, koncesione, ankande, qiratë e tokave, dhe çdo kontratë tjetër publike që në thelb ka abuzimin me paratë publike me taksat e shqiptarëve, me buxhetin e shtetit, i cili bazuar në të dhënat e kontrollit të lartë të shtetit, në këto vite ka një dëm prej 8 miliardë euro nga taksat tona, dy buxhete shtetit mungojnë nga 7 të tilla.  Abuzimi me paratë publike ka qenë i jashtëzakonshëm në këto 8 vite, të qeverisjes së PS. Dhe partia demokratike i ka analizuar me detaje, të gjitha kontratat publike për të evidentuar shkeljet ligjore dhe korrupsionin me paratë publike.

Në vazhdën e këtij motivimi ka qenë edhe një nga institucionet më problematike që ishte agjensia e prokurime të përqendruara. Afera korruptive e tenderit të uniformave të policisë, është një aferë gjigante ku janë të përfshirë të gjitha hallkat e kësaj Ministrie, për të arritur te ajo që e njohim të gjithë  28 miliard leke abuzime. Të paktën nga 2014 deri më sot, kjo agjenci,  më sot ka zhvilluar 400 miliard tendera publik. Janë vetëm 150 tendera publike, deri tani të paktën. Është një institucion që kërkon vëmendje dhe ky institucion nga ana e Partisë Demokratike, ka qenë në një vëmendje të përditshme, agjesia e blerjeve publike, pikërisht për këtë fakt. Pra janë gati 400 miliard lekë të prokuruara gjatë kësaj kohe.

Lidhur me tenderin uniformave ne duke e pasur në monitorim të përgjithshëm, në vitin 2019 është shpallur një tender i cili në pamje të parë, por nga vlera ishte një shumë shumë e madhe. Dhe në një kalim shumë të thjeshtë është lehtësisht e evidentueshme,, Veshja e një polici shkonte deri në 2800 euro është një vlerë jashtëzakonisht shumë e lartë.

Në 2014 është hapur gara për të njëjtin projekt dhe është prokuruar për 500 milionë të vjetra, e ndërkohë Ministri Tahiri në atë kohë, hapi garën për zhvillimin e një tenderi me vlerë 1,2 miliardë lekë. Ishte vetë Ministri Tahiri që duke parë ndoshta de pazari nuk po mbyllet siç duhet, vendosi ta anulonte këtë tender dhe ta shpallte atë në vitin 2017, dhe  në këtë vit, vlera e fondit limit ishte 12, 9 miliardë.

Me shkarkimin e tij, u ndryshua edhe për pasojë Z.Xhafa e anuloi këtë tender duke e shpallur sërish me një vlerë më të ulët. Me ardhjen e Lleshajt në krye të Ministrisë së Brendshme u rihap sërish ky tender dhe në fakt me këtë vlerë të frikshme 28 miliard lekë. Në të gjithë këto tendera të mëparshëm, procedura e përdorur e bazuar në ligjin e prokurimit publik, ka qenë procedurë e hapur, domethënë, operatorët ekonomik në momentin kur hapet gara kanë 52 ditë kohë për të dorëzuar dokumentacionin sipas kritereve. Procedura afatet në këtë rast ishin shkelje flagrante. “

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular