Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar në SPAK një kallëzim për ambasadorin e BE në Shqipëri Luigi Soreca.
Aleanca e akuzon Sorecën për ndikim të paligjshëm në Gjykatën Kushtetuese në favor të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në lidhje me çështjen e Teatrit.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon zbardhje të takimit të ambasadorit Soreca me gjykatësen Vitore Tusha.
Ndërkaq, Aleanca i ka kërkuar presidentit Meta shpalljen “non grata” të ambasadorit të BE-së në Shqipëri.
Përfaqësuesja ligjore e Aleancës, Adriana Kalaja në një prononcim për mediat tha: “Nuk kemi ende asnjë informacion si kanë votuar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Për të gjitha këto veprime ne kemi kërkuar lirim nga detyra të këtij ambasadori, kemi kërkuar shpalljen non grata nga presidenti të Sorecës në territorin e presidencës, dhe në të gjithë Shqipërinë nga ministrja Olta Xhaçka. I kemi kërkuar SPAK që të sekuestrojë telefonat e Sorecës dhe Veliajt, SPAK dhe GJKKO duhet të dalin me qëndrim të prerë, ne jemi të bindur se SPAK përmes hetimeve do na japin të drejtë”.