HomeBota“Mos i qëlloni, mos i qëlloni…”/ Talibanët ekzekutojnë 22 komando afgane pasi...

“Mos i qëlloni, mos i qëlloni…”/ Talibanët ekzekutojnë 22 komando afgane pasi u dorëzuan

Disa komando afgane, të paarmatosur, u ekzekutuan nga talibanët pasi u dorëzuan.

Në videot e siguruara nga CNN shihen trupat e komandos të cilët pas një beteje të ashpër për të mbajtur qytetin, rrethohen nga talibanët dhe ekzekutohen sapo u dorëzohen atyre.

Në videon e regjistruar nga një kalimtar i rastit dëgjohet teksa thuhet “Mos i qëlloni, mos i qëlloni i qëlloni. Si mund të vrisni pashtunët afganë?” (Pashtunët janë grupi kryesor etnik në Afganistan.

Kryqi i Kuq konfirmoi se trupat e 22 komandove u morën nga vendi i ngjarjes.

Vrasja e ushtarëve qëndron në kontrast me përpjekjet e talibanëve për të treguar se po pranon dorëzimin e ushtarëve dhe, në disa raste i paguajnë për të shkuar në shtëpi.

Ndërkohë Talibanët thanë për CNN se videot që tregonin se komandot u qëlluan ishin të rreme dhe propagandë qeveritare për të inkurajuar njerëzit të mos dorëzohen.

Një zëdhënës i Talibanëve tha se ata ende mbanin peng 24 komando të cilët ishin kapur në provincën Faryab por nuk dha asnjë provë.

Ministria Afgane e Mbrojtjes mohoi që Talibanët të kishin komandot dhe i tha CNN se ata u vranë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular