Autoritetet shpallin gjendjen e jashtëzakonshme
Rreth 1500 pacientë nga Deçani dhe fshatrat kanë kërkuar ndihmë mjekësore në 3 ditët e fundit duke shfaqur shenja helmimi. Madje këta dy pacientë që vijnë nga Glloxhani i Deçanit tregojnë që të gjithë familjarët e tyre janë në të njëjtën gjendje.
Ndonëse analizat kanë rezultuar që janë në rregull, megjithatë janë vazhduar hetimet për ujin e pijes që ishte dyshimi i parë si shkaktar i helmimeve.
Ministri i Shëndetësisë nuk ka përjashtuar edhe pista të tjera të hetimit. Ndërsa është konfirmuar zyrtarisht se dy personat që janë ndarë nga jeta në 24 orët e fundit nuk kanë vdekur nga helmimi.
Ndërsa komuna e Deçanit ka shpallur gjendje emergjente.