HomeKronikeDy zonjat që prisnin të punësoheshin tregojnë “pazarin” me Rovena Vodën: Hë...

Dy zonjat që prisnin të punësoheshin tregojnë “pazarin” me Rovena Vodën: Hë se s’po na bën ministre!

spot_img

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me përgjimet e SPAK për ish-zëvendësministren Rovena Voda, e cila dyshohet se u ka marrë dy mijë euro dy zonjave, me premtimin se do t’​i punësonte.

Gazetarja e “Panoramës” Etleva Delia ka siguruar dosjen e SPAK, ku zbardhen komunikimet mes Majlinda Hasanit dhe Florida Beut, të cilat flasin në lidhje me “pazarin” me zëvendësministren, duke diskutuar nëse shuma e dhënë është e mjaftueshme.

“Do ketë thënë u këputën në b****”, i thotë Florida- Majlindës, ndërsa kjo e fundit ia kthen se duhet të presin njëherë se “nuk po i presin paratë” dhe tek e fundit nuk po punësohen ministre.

PJESË NGA PËRGJIMET

Më datën 26.02.2020, ora 09:09:23 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Mallinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:

Majlinda: Mos harro orën dy moj.

Florida: Nuk harroj moj si do harroj.

Majlinda: Se e duam shpejt ne.

Florida: Ajo tha në ora dy do ja kujtoj po ca tha për nesër

Majlinda: Se duhet të aplikoj shpejt.

Florida: Po ca tha për të nesërmen, nesër pastaj hajde më tako.

Majlinda: Hë thuaj tic a t’i them se i them unë..

Florida: Ajo tha më shkruaj nesër mos të harroj.”Rovi mos harro”.

Majlinda : Të premten më tha ajo mua.

Florida: E më tha për të nesërmen hajde në Tiranë.

Majlinda: Jo, jo për sot do i shkruj që të takoj ate. Florida: Për sot po pra po për nesër

Majlinda: Mos do ikshim të takoshim këtë Albanën.

Florida: Ose takoje tha ose hajdeni në Tiranë tha flasim.

Majlinda: OK ashtu e bëjmë, nga darka, nga ora 5 I shkojmë në zyrë dhe i themi shiko, po u fut ajo në ministri, nuk e lejmë me kaq.

Më datën 26.02.2020, ora 09:36:01 midis shtetasve Flordia Beu dhe shtetases Majlinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:

Florida: Si tha Rovena dje ma jep në çantë

Majlinda: Qyqa ka kamera këtu, bjere bjere çantën tha.

Florida: Ajo qe t’u thone po bjeri mi kështu ca çante,

Majlinda: Po mi po bjere edhe ashtu mund t’ja jepnim.

Florida: Çantë thotë kjo, atë dite tha vetëm Albanës jepi ndonjë gjë se për mua s’ka problem, ndjehem hiles, do ketë thënë u keputën në b…

Majlinda: Po prit mi njëherë se për një llafe një mijë euro, se s’po i presim , s’po na bën ministre, gati isha unë të hapja…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular