HomeAktualitet“Martesë në Dubai dhe unazë 20 mijë euro”, Ilir Demalia për nipin...

“Martesë në Dubai dhe unazë 20 mijë euro”, Ilir Demalia për nipin e Enver Hoxhës: Të persekutuarit e gjyshit të Ermalit le të presin në radhë për një copë…

spot_imgspot_img

Analisti Ilir Demalia ka reaguar lihur me martesën dhe dasmën luksoze të nipit të Enver Hoxhës, Ermal Hoxha me këngëtaren Rezarta Shkurta.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai shkruan se ceremonia është zhvilluar në një jaht privat në Dubai dhe i ka dhuruar unazën e martesës me vlerë 20 mijë euro.

Sipas Demaliajt, ndërkohë që nipi i diktatorit Enver Hoxha feston në luks, të persekutuarit gjatë regjimit komunist presin në radhë për këstet dhe dëmshpërblimet ose kompensimet e pronave.

“Dekomu(t)nistizimi. Nipi Enver Hoxhës, Ermali, e bën ceremoninë e martesës në një jaht privat në Dubai dhe i dhuron Shkurtës, unazën e martesës me vlerē mbi 20 mijë Euro. Të persekutuarit dhe pronarët e sekuesttuar gjatë regjimit komunist të gjyshit të Ermalit, le të presin radhën për këstet e persekutimit dhe kompesimit të pronave apo të vihen në radhë për ndonjë copë llamarine tek Presidenti, bashkë me veteranët e LNÇ, si baskëvuajtës e bashkëfajtor. Kjo është demonshkërdhatokracia demokratike. E gëzofshi dhe përparofshi. Ata që ishin janë” – shkruan Demalia.

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha celebruan dashurinë e tyre në martesë tre dite me pare. Këngëtarja veshi fustanin e nusërisë pas 17 vitesh në krah të ish-nipit të diktatorit, Enver Hoxha.

Dhe Rezarta Shkurta ka ndarë me ndjekësit foto nga ceremonia, me vello në kokë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular