Zbardhen përgjimet nga dosja e SPAK, të cilat çuan në pranga ish-zëvendësministren e Brendshme, Rovena Voda.
Dy shtetaset nën hetim, Florida Beu dhe Majlinda Hasani kanë zhvilluar një takim me Rovena Vodën, me detyrë zv.ministre e Brendshme në mënyrë që kjo e fundit t’u siguronte një punë në ministri.
Nga interceptimet telefonike, të siguruar nga gazetarja e Panorama.al, Etleva Delia zbulohet se dy bashkëbisedueset tregojnë se duhet të japin rreth 2 mijë euro për një vend pune, ndërkohë që shprehin shqetësimin nëse zv.ministrja e Brendshme mund të donte më shumë para.
Shtetasja, Florina Beu flet me nënën e saj të cilës i tregon se synon një vend pune në shtet dhe se duke paguar ajo do të futet dhëne statusin e Nëpunësit Civil në DAP.
“Florida: Me ngeli mendja mos donte më shumë kjo!
Majlinda: Moj ti je budallaqe edhe aq e ka shumë, rri urtë njëherë se po i hyj njëherë ta hap atë kokën ashtu si di vetë.
Florida: Kam hall se mos donte me shumë që të paktën të na vej në një vend tamam.
Majlinda: Ja thashë unë tashti e do iki prap t’ja them, degjo këtu se ajo pesëqindmijë lek do ie marri do nja dy vjet ti laj këto që do ju japi juve jo vjen PD – PS- e heq gocën i them, mos me cani……rri ti se flas vetë unë e hap gojën mirë.
Florida: Se di sa jepet në këto raste?
Majlinda: Mirë me e ke edhe dy do i japësh asaj…
Florida: Po pra tamam.
Majlinda: Ti hic.
Florida: E me thotë mua me …..”, thuhet në disa përgjime të dosjes së SPAK.
Pjesë nga dosja e plotë
Nga të dhënat e përftuara nga komunikimet e kryera nga shtetaset nën hetim Florida Beu dhe Majlinda Hasani, ka rezultuar se në datën 13.02.2020, ato kanë zhvilluar një takim me shtetasen Rovena Voda, e cila ushtronte funksionin e Zëvendës Ministres së Brendshme. Sipas bisedave të kryera del se shtetasja Florida Beu i ka kërkuar Zëvendës Ministres së Brendshme që ta favorizonte për të gjetur ndonjë vend pune. Qëllimi i shtetases Florida Beu ka qenë që të punësohej në Ministri. Sipas bisedave të kryera shtetasja Majlinda Hasani ka kërkuar Zëvendës Ministres një vënd të mirë pune për Floridën.
Në vijim të realizimit të këtij qëllimi të bashkëhetuarit janë takuar disa herë, konkretisht në datën
25.02.2020, 28.02.2020,dhe 06.03.2020.
Nga bisedat e kryera midis shtetaseve Florida Beu dhe Majlinda Hasani rezulton se në datën 25.02.2020, ato janë takuar sërish me shtetasen Rovena Voda ku kanë biseduar për punësimin e Floridës. Sipas bisedave të kryera del se në këtë takim shtetasja Florida Beu i ka dhënë Zëvendës Ministres shumën prej 1.000 Euro, me qëllim favorizimin e saj për gjetur vendin e punës. Pas takimit shtetasja Florida Beu i ka thënë shtetases Majlinda Hasani se “më ngeli mëndja mos donte më shumë… që të paktën të na vej në një vend tamam”. Sipas bisedave shtetasja Rovena Voda e ka marrë shumën monetare në takimin e mësipërm, të vendosura në një zarf të cilin ajo e ka futur në çantën e saj që kishte me vete.
Më poshtë po pasqyrojmë në mënyrë të përmbledhur disa nga transkriptimet që janë me interes si më poshtë: Më datën 15.02.2020, ora 12:28:47 midis shtetasve Florida Beu dhe familjarëve të saj, shtetases Nerenza Beu (e ëma) zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:
Florida: Me ato lekët që do më sjellë Gerti do ti blej naj gjë asaj Rovenës, që të paktën ta ndjejë nje cike si detyrim ajo.
Nerenza: Ishalla o zot i madh, dritë ja befte edhe asaj zoti. Florida. I tha pa merak i tha se kjo do ta shpërblej, njëqind here i tha hajde të dalim për darkë e andej e këndej, e kemi lënë të enjten.
Nerenza: Po cfarë është kjo tani? Florida: Zëvendësministre
Nerenza: Tani ca pikë synimi ke ti që të fusi aty?
Florida: Në ministri.
Nerenza: Po ca me u be? Nuk mund të pyesja dot ne telefon unë edhe keshtu nuk u ulëm të bënim pak muhabet.
Florida: Mjafton të futem se ajo tha, i tha Majlinda une dua një vend të mirë për këtë ajo i tha une direkt për shefe nuk e fus dot po do ta fus specialiste i tha.
Nerenza: Ty te pëlqen kjo?
Florida: Po po mami se futesh në ministri është gjë e madhe të futesh në ministri dhe me Dap me Dap është ajo që të regjistron, futesh me provim ti ben provimin pyetjet ti jep se do ti jap kafen une, ajo Albana që mori ajo në telefon edhe po u fute aty pastaj se ate tha dhe ajo Rovena mjafton të fusi këmbët se pastaj pas nje viti e rrisim në post po vetëm të futet se unë po të kisha mundsi e fusja te kabineti im tha.
Nerenza: Po pse?
Florida: Po eshte ky ministri po jane kështu keto mami që haen me njeri tjetrin e kupton, une do mar Albanen se Albana është shefja di ku ka vende pune në ministri ajo i ve e mori ne telefon ate e la për dje në ora dhjetë edhe tani prandaj nuk du me ju nda unë. Florida; Tani duhet nai lek me i dhënë asaj Albanés.
Nerenza: Epo kjo si ta bëjmë.
Florida: Se di po më rrin mendja aty.
Nerenza: Mos ju ndaj Emrijanit o goce me duhen.
Florida: Po duhen pagujt ato.
Më datën 25.02.2020, ora 17:31:29 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Majlinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:
Florida: Me ngeli mendja mos donte më shumë kjo!
Majlinda: Moj ti je budallaqe edhe aq e ka shumë, rri urtë njëherë se po i hyj njëherë ta hap atë kokën ashtu si di vetë.
Florida: Kam hall se mos donte me shumë që të paktën të na vej në një vend tamam.
Majlinda: Ja thashë unë tashti e do iki prap t’ja them, degjo këtu se ajo pesëqindmijë lek do ie marri do nja dy vjet ti laj këto që do ju japi juve jo vjen PD – PS- e heq gocën i them, mos me cani……rri ti se flas vetë unë e hap gojën mirë.
Florida: Se di sa jepet në këto raste?
Majlinda: Mirë me e ke edhe dy do i japësh asaj…
Florida: Po pra tamam.
Majlinda: Ti hic.
Florida: E me thotë mua me ……
Shenim: Biseda vazhdon pa interes
Florida: Deri në katër do ja arrij thashë, në ora dy tha Rovena.
Majlinda: E në ora dy, në dy jam në Durrës se as vetë nuk doli a e dëgjove, do i ha ..unë, Rovi
Florida. Kam hall… mos ka prit nai dyshe.
Më datën 26.02.2020, ora 09:09:23 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Majlinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:
Majlinda: Mos harro orën dy moj
Florida: Nuk harroj moj si do harroj.
Majlinda: Se e duam shpejt ne.
Florida: Ajo tha në ora dy të kujtoj po ca tha për nesër
Majlinda: Se duhet të aplikoj shpejt.
Florida: Po ca tha për të nesërmen, nesër pastaj hajde mě tako.
Majlinda: He me thuaj ti ca do ti them, se i them
Florida: Ajo tha më shkruaj nesër mos të harroj. “Rovi mos harro”.
Majlinda: Të premten me tha ajo mua.
Florida: E me tha për të nesërmen hajde ne Tirane.
Majlinda: Jo, jo për takoj ate.
Florida: Per sot po pra po për nesër, tashti që i mori ajo sot do i shkruj që të
Majlinda: Mos do ikshim të takoshim ketë Albanen.
Florida: Ose takoje tha ose hajdeni në Tirane tha flasim.
Majlinda: Ashtu do e bëjmë, nga darka nga ora pesé i vemi te zyra neve edhe i themi shiko po qe se ajo futet në ministri në një vend pune të mirë nuk e lejme me kaq, mire.
Florida: Po.