HomeKronike‘Ëndërronte të bëhej police’/ 14 vjeçarja u mbyt në lumë, mësuesja tregon...

‘Ëndërronte të bëhej police’/ 14 vjeçarja u mbyt në lumë, mësuesja tregon si e mësoi tragjedinë

Advertismentspot_img

Vajza 14-vjeçare nga Kuçova, e cila u mbyt në lumin Devoll ditën e djeshme është përcjellë sot në banesën e fundit. Miq, të afërm, shokë dhe shoqe mes lotëve i kanë dhënë lamtumirën e fundit.

Mësuesja e 14-vjeçares, Erisilda Hoxha, tregon se vajza ishte me ëndrra për jetën, e donte dijen dhe nuk vinte kurrë pa detyra në shkollë. Hoxha thotë se ajo ka jetuar në kushte tejet të vështira ekonomike dhe vdekja tragjike ishte shokuese për të dhe për të gjithë bashkëmoshatarët e saj.

Mësuese Eri tregon edhe ëndrrën e madhe që kishte 14-vjeçarja për t’u bërë police.

“Ëndrra dhe dëshira më e madhe ishte të bëhej police dhe t’i shërbente komunitetit nëpërmjet rregullit”, u shpreh ajo.

Mësuesja tregon edhe momentin kur e mori vesh lajmin e trishtë: “Ngjarjen e kam mësuar nga bashkëfshatarët, të cilët më njoftuan me telefon se çfarë kishte ndodhur. Shkova menjëherë në banesën e saj dhe aty mësova se si kishte ndodhur ngjarja fatale.

Mësova se 14-vjeçarja së bashku me shoqet e saj dhe vëllain 12-vjeç kishte shkuar në lumë për të luajtur me top dhe pas lojës ishin futur në ujë për t’u freskuar. Ajo nuk dinte not dhe u mbyt në thellësinë e lumit, ndërkohë që edhe shoqja e saj e ngushtë rrezikoi të mbytej në të njëjtën thellësi ku kishte shkuar me 14-vjeçarja”-, ka thënë mësuesja e viktimës 14-vjeçare Erisilda Hoxha, raporton News24.

Mësuesja Erisilda Hoxha bën apel për ndihmë për familjen e të miturës, pasi dy prindërit e saj dhe vëllai 12-vjeç jetojnë në kushte ekstremisht të vështira ekonomike.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular