HomeKronikePërplasje me armë zjarri mes bandave të drogës, nën akuzë 7 persona,...

Përplasje me armë zjarri mes bandave të drogës, nën akuzë 7 persona, mes tyre edhe shqiptarë

Advertismentspot_img

Shtatë persona në Britaninë e Madhe, mes tyre edhe shqiptarë akuzohen për përplasje me armë zjarri mes bandave të drogës.

Të akuzuarit janë paraqitur në gjykatë në Blackburn, ndërsa u tha se objekti i konfliktit ka qenë një shumë prej 220 mijë paund.

Mediat britanike raportojne se ngjarja për të cilën akuzohen personat ka ndodhur në shkurt, ndërsa Prokuroria në argumentet e saj sqaron: Një numër i shtetasve shqiptarë udhëtuan nga zona Cheetham Hill e Mançesterit me tre makina dhe pati një “shkëmbim zjarri” në Salus Street.

Si pasojë një person u plagos në këmbë.

Të akuzuarit shqiptarë janë Ibrahim Beldie, 31 vjeç, Andon Bita, 46 vjeç, Elion Gllava, 25 vjeç.

Po ashtu nën akuzë janë edhe Mazar Shah, 39 vjeç, Gulam Rauf, 28 vjeç, Murtaza Ahmed dhe Andrea Zekaqis, 30 vjeç.

Të shtatë u morën në paraburgim deri në një seancë dëgjimore në Burnley Croën Court ku ata pritet të paraqiten para gjykatës më 12 gusht.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular