Dy punëtorë janë rrëzuar nga skela në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e quajtur “Ura e Nanxës”.
Korrespondentja e “Panorama.al” raporton se dy punëtorët e plagosur janë Agron Baboci 59 vjeç dhe Erjon Mecani 37 vjeç.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Gjirokastrës për ndihmë mjekësore, ndërsa po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Mësohet se punëtorët janë jashtë rrezikut për jetën.







