HomeKryesoreZëvendëskryeministri Abazoviç pas takimit me Bashën: Është koha e një politike me...

Zëvendëskryeministri Abazoviç pas takimit me Bashën: Është koha e një politike me frymë të re europiane

Advertismentspot_img

Zëvendëskryeministri shqiptar në Mal të Zi, Dritan Abazoviç ka përfunduar vizitën e tij zyrtare në selinë blu, ku është mirëpritur nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një prononcim për mediat Abazoviç ka falenderuar liderin e opozitës për mikpritjen duke thënë së se gjatë takimit kanë biseduar gjëra konkrete, sfida të cilat janë pak a shumë në të gjitha shtetet e Ballkanit.

Abazoviç u shpreh se të gjithë drejtuesit politikë  duhet të ulin tensionet dhe të gjithë së bashku të punojmë në të mirën e dy popujve

“Në fillim ju përshëndes të gjithëve dhe tregoj një kënaqësi të jashtëzakonshme në emër të qeverisë së Malit të Zi por edhe në emër personal të Lulzim Basha. Unë sot kam ardhur në vizitë zyrtare në Tiranë dhe jam shumë krenar që jam zyrtari i parë i qeverisë së re që vij në vizitë zyrtare. Kam pasur dëshirë të takoj çdo subjekt politik që ka të bëjë me atë çka duhet të jetë ndryshimi i Shqipërisë në të ardhmen dhe lideri i opozitës sot më ka mirëpritur në selinë e partisë Demokratike. Ne kemi biseduar gjëra konkrete, sfida të cilat janë pak a shumë në  të gjitha shtetet e Ballkanit.

Të gjithë së bashku që merremi me politikë duhet me shkuar në drejtim të ndryshimeve duke iu përshtatur normave europiane. Besoj se koha është për një frymë të re europiane në të gjitha trevat tona. Jemi dakortuese me Malin e Zi dhe deri më tani çdo gjë ka funksionuar në mënyrë të mirëfilltë dhe shumë paqësore, vllazërore. Jam shumë i kënaqur që sot vizitova të gjitha subjektet politike dhe këtu përfundohet vizita ime për sa i përket Tiranës.  Unë e kam ftuar zotin Basha, kryeministrin presidentin Meta pasi çdokush është i mirëpritur në Malin e Zi. Të ulim tensionet dhe të gjithë së bashku të punojmë në të mirën e dy popujve”- tha Abazoviç.

Dritan Abazoviç: Në fillim ju përshëndes të gjithëve dhe tregoj një kenaqesi të jashtëzakonshme në emër të qeverisë së Malit të Zi, por edhe në emrin tim personal zotërisë Lulzim Basha dhe bashkëpunëtorëve të tij. Unë sot kam ardhur në vizitë zyrtare në Tiranë edhe jam shumë krenar që jam zyrtari i parë i qeverisë së re që vij në vizitë zyrtare në Tiranë, por absolutisht kam patur qejf që të takoj çdo subjekt politik i cili ka të bëjë me atë çka duhet me qenë ndryshimi i Shqipërisë në të ardhmen dhe lideri i opozitës sot më ka mirëpritur në selinë e Partisë Demokratike.

Ne kemi biseduar gjera konkrete sfida të cilat i kemi patur në Malin e Zi para se të vinte ky ndryshim, sfida të cilat janë pak a shumë të njëjta. Duhet më tepër të përshtatemi normave Europiane, të jemi të sigurtë që atë që promovojmë duam dhe ta realizojmë në të vërtetë. Most e jemi ne disfavor në mënyrë se një anë promovojmë vlera universale dhe në anën tjetër promovuam vlera ballkanike. Besoj se koha është për një frymë te re europiane në te gjithë travat tona. Është shumë e vështirë, institucionet nuk janë tepër funksionale por pa marrë parasysh, detyra jonë si qytetarë, si kolegë, si politikanë, si njerëz të cilën e shohim të ardhmen në shtetet tona, nuk ka lidhje a i sheh në Mal te Zi a në Shqiperi apo në ndonjë shtet tjetër është të ndajmë maksimumin si të fusim pak më shumë etike në jetën politike. Pak më shumë të jemi të detyruar që të bejmë gjëra konkrete, mos të merremi me punë koti, mos të ngrëmë elektricitet në shoqëri qoftë brenda shteteve apo brenda një shteti, unë mendoj se me Shqipërinë nuk ka asnjë pyetje e cila është e hapur.

Jemi dakordësuar se me Malin e Zi se deri tani ka funksionuar në mënyrë shumë të mirë dhe shumë paqësore, miqësore, vëllazërore. Unë vet do të mundohem të jap një kontribut që ajo të jetë edhe në një nivel edhe më të lartë në të ardhmen dhe në këtë drejtim mund të them se jam shumë i kënaqur që sot vizitova subjekte të ndryshme në shtetin e Shqipërisë, në Republikën e Shqipërisë, jam shumë i kënqur. Edhe këtu përfundon vizita ime sa i përket Tiranës e cila ka mbetur edhe një vizitë tek ulqinakët e mi në Durrës dhe më tej do të përfundohet kjo ditë pune e cila për mendimin tim ka qenë shumë e suksesshme dhe më jep një frymëzim të mirë në të ardhmen. Gjithashtu unë e kam ftuar edhe zotin Basha por gjithashtu edhe kryeminsitrin edhe presidentin që sa më parë të vizitojnë Malin e Zi. Çdokush është i mirëpritur, mendoj se sezoni turistik është nis shumë suksesshëm edhe në Shqipëri edhe në Mal të Zi, e cila është një mënyrë të ulim tensionet edhe gjithë së bashku dhe të punojmë për të mirën e popujve qoftë të Shqipërisë, qoftë të Malit të Zi. Falemindrit!

Lulzim Basha: Sot kam një kënaqësi unike, kënaqësinë e mikëpitjes të zëvëndës kryeministrit të parë shqiptarë të fqinjit tonë verior, Republikës së Malit të Zi, zotin Dritan Abazoviç. Kariera politike e të cilit është ndërtuar mbi përvojën e gjatë të një aktivisti, të një studiuesi dhe përpiluesi të tezave politike për ballkanin, europën dhe globalizmin dhe është faktuar në luftën e pabarabartë por të domosdoshme për një shoqëri dhe për një vend midis forcave për liri, demokraci dhe dinjitet njerëzor dhe rrezikut permanent të autokracisë.

Sy dyti, është një kënaqësi e veçantë sepse interesi i Partisë Demokratike dhe i imi personal për fqinjin tonë verior e në veçanti për bashkëkombasit tonë në Malin e Zi, ka qenë dhe mbetet permanent dhe gjatë bisedës së sotme konstatova me kënaqësinë më të madhe se përkushtimi i zëvëndës kryeministrit Abazoviç tashmë bën diferencën e dëshiruar prej dekadash nga shqiptarët aty dhe në tërësi nga qytetarët e Malit të zi, por edhe nga Partia Demokratike qoftë në qeverisje apo në opozitë.

Temat tona të diskutimit natyrisht kanë variuar nga demokracia tek politikat rajonale dhe tek objektivat që na përbashkojnë, zhvillimi ekonomik i vendeve dhe i popujve tanë dhe integrimi europian i dy vendeve tona pas përmbylljes me sukses të sfidës së Malit të Zi për tu antarësuar në NATO si anëtari më i ri, natyrisht edhe me mbështetjen e Shqipërisë. Ndaj dua ti uroj edhe personalisht për këtë vizitë të parë zyrtare në Tiranë dhe në selinë e Partisë Demokratike, sukses në misionin e tij fisnik, sfidues si zevendes kryeministër i qeverisë së Republikës së Malit të Zi dhe si një etalon i guximit për të modernizuar dhe vënë në funksion të qytetarëve politikën si një instrument ndryshimi.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular