Ka folur për mediat kosovare djali i një prej shoferëve që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kroaci ditën e sotme.
Adhurim Sylametaj tregoi se babai i tij kishte 3-4 ditë që ishte nisur dhe se kishte pushuar vetëm një natë në Kroaci natën para aksidentit.
“Janë nisur para 3-4 ditëve, edhe në momentin që kanë mbërri, menjëherë, veç atë mbrëmje kanë pushuar, dhe menjëherë të nesërmen në mëngjes rreth orës 09:00 janë nisur për në Kosovë. Herën e fundit kur kam folur me të ka qenë në momentin kur e kaluar kufirin Gjermani-Austri”, tha Sylmetaj për mediat kosovare.
Ka qenë babai i këtij të fundit, Nase Sylametaj, që drejtonte autobusin në fillim, por më pas ndërroi vend me shoferin tjetër. Sylametaj ishte në mesin e 10 viktimave nga aksidenti tragjik.
Adhurimi edhe më herët bëri një status në Facebook për babain e tij.
“Ah mar bab, dhimbja shumë e madhe malli shumë i madh, atë ditë kur t`kam çu tek autobusi t`kam përqaf po pak bre. Ishalla zoti n`xhenet,” shkruante ai.