Ishte mëngjes herët më 12 prill 2011, kur një pjesëtar brenda ekipit të sponsorave në Etihad Airëays që shkruajti një e-mail për një kontratë biznesi nga departamenti i partnershipeve tek Manchester City.
Vetëm një muaj para se Manchester United, nën drejtimin e Sir Alex Ferguson, do të fitonte titullin e 19 të Premier League, duke kaluar rekordin e Liverpool. Chelsea doli në vend të dytë në atë vit, vetëm një renditje më lart se City edhe pse kishin pikë të barabarta.
City, në atë kohë i drejtuar nga Roberto Mancini, kishin shtyrë më shumë tashmë pritjen e tyre 43-vjeçare për një titull, që prej vitit 1968, por tashmë kishte një sërë lojtarësh me emër si Joe Hart, Vincent Kompany, David Silva, Yaya Toure, Gareth Barry, James Milner dhe Carlos Tevez. Ky grup po trokiste në derën e re të “rilindjes” së ekipit
Drejtuesit ekzekutivë të Etihad nisën e-mail- in e tyre: “I dashur XXX…duket se ka disa keqkuptime rreth pagave të sponsorëve për sezonin 2010/2011”.
Mediat britanike kanë zbuluar identitetin e dërguesit si dhe të marrësit të email-it, por asnjë prej tyre nuk punon për të njëjtën kompani tashmë dhe të dy kanë lëvizur në sfera të ndryshme të biznesit.
“Siç ju e dini,” vazhdon e-maili, “Etihad ka vendosur për 4 milionë paund dhe pjesa e mbetur dorëzohet e ndarë nga Autoriteti Ekzekutiv, prej 8 milionësh. Ju lutemi, të sqaroni këtë me departamentin tuaj të llogaritjeve”.
Pas një beteje të gjatë ligjore me UEFA, kur dikur klubi anglez u dënua për thyerjen e rregullave financiare, çështja u mbyll nga KAS, megjithatë këto e-maile të dala në dritë tregojnë që klubi është fajtor për një ngritje të paligjshme të të ardhurave të tyre në vitin 2011.
Dyshimi është se Manchester City përdorte kompani në pronësi të grupit të tyre të financuar nga shteti për të sponsorizuar fanellat dhe stadiumin e klubit, që rriti ndjeshëm të ardhurat e këtij të fundit.
Kjo, praktikisht lejonte shtetin e Abu Dhabit të “pomponte” para në klub. E-mailet e dala tashmë tregojnë se Skye Blues mashtruan UEFA-n në marrëveshjet e tyre të sponsorizmit të fanellave.
Sponsorizmi i bluzave të klubit me Etihad u raportua se kontribuoi me 12 mln paund për të balancuar llogaritë për sezonin 2010/2011, megjithëse vlera reale e sponsorizmit ishte më e ulët sipas këtij raporti. Ky zbulim ka shkaktuar një trazirë të madhe në Angli dhe ka hapur edhe një herë sytë se suksesi i madh i Manchester City-t ka ardhur sipasojë e thyerjes së këtyre rregullave financiare./