Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Lungomare në Vlorë.
Mesohet se një makinë ka përplasur një person me motor, duke e lënë të plagosur.
Nga pamjet e siguruara, dallohet se ambulanca e ka marrë dhe e ka transportuar me urgjencë në spital.
Drejtuesi i makinës është marrë në pyetje nga policia.