HomeKronikeAksident në aksin Librazhd-Elbasan, plagosen një grua dhe një fëmijë

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, plagosen një grua dhe një fëmijë

spot_img

Një grua dhe një fëmijë kanë mbetur të plagosur në një aksident që ndodhi pasditen e sotme në fshatin Xibrakë, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.

Sipas informacioneve zyrtare, aksidenti ndodhi rreth orës 13:35, ku mjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin T.S., 43 vjeç, me shtetësi serbe, është përplasur me mjetet tip “Wolksvagen”, me drejtues shtetasin R.M., 31 vjeç, banues në Divjakë, Lushnjë dhe mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin E.K., 34 vjeç, banues në Librazhd.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur pasagjerët e mjetit tip “Wolksvagen”, shtetasja B.M., dhe fëmija i mitur shtetasi L.M., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular