HomeAktualitetZjarr masiv në periferi të Athinës, shkak një shkëndijë elektrike, evakuohen 80...

Zjarr masiv në periferi të Athinës, shkak një shkëndijë elektrike, evakuohen 80 fëmijë

spot_img

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në vendin e quajtur Tatoi, në periferi të Athinës.
Flakët kanë përfshirë një masiv pyllor dhe po përhapen me shpejtësi.

Forca të shumta zjarrfikëse po shkojnë në zonë, ndërsa në përballjen me to është vënë edhe helikopteri rus Barilev. Dëshmitarë thanë se zjarri shpërtheu mbas një shkëndije në një shtyllë elektrike të tensionit të lartë dhe më pas u përhap në zonë.

Situata rëndohet për shkak të temperaturave mbi 40 gradë në zonë ndërsa emergjencat civile njoftuan nëpërmjet sms banorët të bëjnë kujdes dhe të jenë të gatshëm për evakuim të mundshëm.

Sipas ELAS, rruga kombëtare Athinë – Lamia, është hapur, e cila ishte mbyllur më herët në dalje të Agios Stefanos aktualisht për në Athinë. Në të njëjtën kohë, u bë e ditur se kampi i fëmijëve “Fshati i lumtur” u evakuua. Rreth 80 fëmijë u transportuan me autobus në stacionin elektrik Irini dhe u morën nga prindërit e tyre, ndërsa kuajt transportohen me automjete speciale nga klubet e kuajve të vendosura në zonë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular