HomeAktualitetDemalia: Edhe po 'ta vrasim" sot Berishën nuk shpëton Shqipëria, Kreu i...

Demalia: Edhe po ‘ta vrasim” sot Berishën nuk shpëton Shqipëria, Kreu i SPAK duhet të hetohet i pari, shumë i rrezikshëm

spot_img

Nga Boston i Amerikës analisti Ilir Demalia në një bashkëbisedim me skype për Ora News  komenton situatën politike dhe përplasjen Berisha – ambasadorja e Amerikës, Yuri Kim.

Ata që do të vënë para drejtësisë Berishën apo këdo tjetër janë institucionet e drejtësisë shqiptare, por në Shqipëri, thotë Demalia, gangrene e parasë kriminale ka hyrë shumë thellë. Berisha është vetëm një.

“E vrasim” (në mënyrë figurative) sot Berishën. A shpëton sot Shqipëria jo? Ne duhet të formojmë institucionet. Spiunët e sigurimit të shtetit nuk mund të sjellin dot drejtësi. Në Shqipëri politikanët shqiptarë nuk vijnë me vullnet. Banda hajdutësh që punojnë me armiq kundër interesave të Shqipërisë”  

Një drejtësi e drejtë do të ishte audit i të gjitha qeverive post komuniste.

Në Shqipëri gjatë këtyre 30 vite të gjitha qeveritë, përfshi dhe kryeministrin Sali Berisha dhe atë aktual Edi Rama janë përfshirë në korrupsion e afera klienteliste. Këtë e dinë të gjithë shqiptarët. Është e dukshme, e prekshme, është në funksionin e institucioneve, në kapjen e drejtësisë. Thënë ndryshe dhe vetë SHBA dhe vetë  Kim e kanë të qartë që reforma në drejtësi është totalisht e dështuar. DASH ka material për Berishën. Të merren qeveritë e Berishës, Nanos e Ramës dhe ti bëhet audit.

Kritikat

Ka rezerva dhe ndaj qëndrimit të ambasadores amerikane në Shqipëri.

“Ambasadorja e SHBA, edhe në askeptin moral, nuk mund të mbajë një qëndrim kaq të njëanshëm sepse me retorikën e saj nuk sjell drejtësi por padrejtësi të re. Flaka i ka rënë me kohë Shqipërisë, por në momentin që ka rënë zjarri ti duhet të shuash zjarrin tani. Zjarri sot është qeveria Rama me vjedhjen e zgjedhjeve të fundit dhe të parafundit dhe ambasadorja thotë që ishin të mira.Të përqëndrohemi tek këta. Rama me kryebashkiaku Veliaj që kanë afera korruptive “

Retorika e Berishes

Nuk ndalet pa komentuar dhe deklaratat e Sali Berishës sot në konferencë për media.

‘Retorika dhe presioni që i bën Berisha edhe sot në konferencë shtypi është tipik mafioz i luftës së bandave mafioze, që ndodh në gjithë botën. Bëhen bashkë e bëjnë presion për të shpëtuar njëri tjetrin. Qeveria sot dhe opozita dje me në krye Berishën mbrojnë kurrizin njëri tjetrin duke bllokuar mosfunksionimin e drejtësisë”

Beson se ata që do të vënë para drejtësisë Berishën e jo vetëm do të jenë institucionet e drejtësisë shqiptare. Por këto duhet të jenë vetë institucione me integritet.

“Si mund të besoj në SPAK unë, kur kryetari i këtij institucioni i krijuar nga amerikanët, është ai që ka dënuar në 90 njerëz për mustaçet e Stalinit. Na bëhet pro amerikan. Ish spiunë të sigurimit të shtetit dhe funksionarë të komunizmit e rilindjes komuniste na janë bërë amerikanë, mirëpriten nga ambasada e SHBA e DASH. Këta futën në burg njerëz për amerikanizëm. Kjo është imorale.

Ky njeri ( Nuk e përmend me emër, por flet për kreun e SPAK, Arben Kraja) ka pasuri nga Shkodra në Gjirin e Lalzit. Me vilë 130 mijë dollarë dhe ka paguar pothuajse gjithë vilën. Ky është i pari që duhet të merret në hetim  se është shumë i rrezikshëm. Se ka insitucionin me të cilin pretendohet të jepet në drejtësi.

Heshtja e PD

Demalia i kujton PD se po mban një standard të dyfishtë. Ndërsa kërkuan largimin e Tom Doshit i cili ishte shpallur “non grata” hesht për Berishën.

“Unë nuk besoj që do vendoset drejtësi. Si ka mundësi që Berisha bëhet non grata, ndërsa Fatmir Mediu që ka të gjithë lidhjet me tragjedinë e Gërdecit nuk bëhet person “non grata”

E vrasim sot Berishën a shpëton sot Shqipëria?! Jo. Ne duhet të formojmë institucionet. Spiunët e sigurimit të shtetit nuk mund të sjellin dot drejtësi.”

Në studio gazetari Sebastjan Zonja

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular