Nga Belind Këlliçi
Prova mbetet. Erion Veliaj i fotografuar duke drekuar me prokurorin e çështjes!
A nuk është kjo “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”?
A nuk ishte vetë Veliaj, me zë e figurë, që promovonte punësimin e të rinjve në të zezë në landfillin e Sharrës? A nuk është sot inceneratori i Tiranës një ndër aferat korruptive më të skandaloze, e cila rëndon çdo ditë me mijra euro xhepat e taksapaguesve të Tiranës?
PD, të rinjtë e FRPD, shoqëria civile, mediat dhe çdo prind shqiptar, duhet të vazhdojnë të kërkojnë parreshtur drejtësi për Arditin.
Familja Gjoklaj kërkon drejtësi.
E kujtojmë Arditin për jetën e tij të ndërprerë, për sakrificën për t’i ardhur në ndihmë familjes dhe dëshirën për t’u arsimuar.
Qoftë i paharruar!