Shumë miq e bashkë-lojtarë të Barcelonës kanë shkruar mesazhe për largimin e Messi-t nga ekipi blaugran.
Nuk munguan as ish-lojtarë të Barcelonës si Xavi, Iniesta e kapiteni Puyol.
“Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të treguar historinë tënde në Barcelonë. Klubi që të pa të rritesh, klubi që ti e do kaq shumë dhe për të cilin ke arritur kaq shumë tituj derisa u bëre lojtari më i mirë i historisë,” shkruan Suarez
“Leo, ishte një nder të luaja me ty gjatë gjithë këtyre viteve. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për këtë klub të madh që është @fcbarcelona. Trashëgimia jote është e paçmueshme.Te uroj gjithe te mirat per te ardhmen. Vazhdo na mahnit me magjinë tende,” shkruan Rakitic.
“Asgjë nuk do të jetë më si më përpara. As Camp Nou, as qyteti i Barcelonës, as ne vetë. Pas më shumë se 20 vitesh në Klub, ti nuk do të veshësh fanellën e Barçës. Realiteti, ndonjëherë, është shumë i ashpër,” shkruan Pique.
“Kaluam së bashku 14 vjet, kaluam shumë momente (disa magjike dhe të tjera jo të mira), por gjithmonë qëndruam së bashku.
Të imagjinosh klubin pa ty ose mundësinë të të shoh në Camp Nou me një fanellë tjetër është shumë e vështirë,” eshte mesazhi i Iniestas.
“Si një blaugran, partner dhe mik, unë vetëm mund të të falënderoj për gjithçka që na ke dhënë gjatë këtyre viteve. Çfarëdo që të bësh, te uroj më të mirat,” shkruan Xavi Hernandez.
“Faleminderit shumë për gjithçka #leo, ne kurrë nuk mund të të falënderojmë për gjithçka që na ke dhënë, të uroj më të mirat,” shkruan Puyol.