HomeAktualitetShefi i Ndërlidhjes së SIGURIMIT: Jozefina Topallin e takova për sistemin e...

Shefi i Ndërlidhjes së SIGURIMIT: Jozefina Topallin e takova për sistemin e kamerave të ish Bllokut të Udhëheqjes

spot_img

Inxhinier Luan Pogaçi, ish-shefi i Ndërlidhjes dhe Informacionit i Drejtorisë së Dytë të Ministrisë së Brendshme ka treguar për panorama.com.al për një takim me Jozefina Topalin, dizenjatoren e Uzinës.

“Pas konsultave vendosëm që ato do të prodhoheshin tek Uzina e Telave në Shkodër. Aty qëndrova disa ditë. Fillimisht takova kryeinxhinierin. Bisedova me të për mënyrën e prodhimit, llojin e përcjellësve (bakër), në veçanti për cilësinë e izolimit, pasi kabllot do të shtriheshin në kanalizimet telefonike të Bllokut.

Në zyrën e tij shikuam dhe një herë projektidenë e përgatitur nga unë. Pas kësaj, ai thirri disenjatoren e uzinës për ta hedhur atë më mirë në letër që t’ua jepte pastaj për prodhim. Shikoj që hyri si me ndrojtje një vajzë e hollë e sjellshme e veshur me një fustan basme me lule dhe mjaft e bukur. Nuk më shkonte në mëndje atëherë që ajo do të ishte kryetarja e ardhshme e Kuvendit të Shqipërisë.

Prej aty, nisi dhe procesi i prodhimit të kabllove. Për të tërhequr pajisjet e porositura shkuam përsëri në Itali. I kontrolluam një nga një. Çdo gjë ishte sipas standardeve.

Në fund kur i tërhoqëm, na ofruan falas për reklamë dy videotelefona, të cilët ishin risi për kohën. Ato i instalova një në hyrje të KQ-së dhe tjetrën në një zyrë. Qendrën e kontrollit me monitorë e vendosem në një ambient të madh në një ndërtesë ekzistuese në hyrje të Bllokut. Shërbimi kryhej nga pesë nënoficerë të zgjedhur që bënin shërbim 24 orë. Qëllimi kryesor për të cilin u vendosen kamerat u realizua, pasi shërbimi për sigurimin e Bllokut u përmirësua në mënyrë të ndjeshme”.

Reagimi i Topallit

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar me tone të forta në lidhje me një lajm të publikuar sot në media, ku ndër të tjera thuhej se një ish-Sigurims është takuar me Topallin, në vitin 1988, në Uzinën e Telave.

Në një postim në rrjetet sociale, Topalli hedh poshtë lajmin në fjalë, ndërsa thekson se ajo kurrë nuk ka punuar në Uzinën e Telave.

Gjithashtu Topalli shkruan se për shkak të “biografisë së keqe”, nuk është lejuar të studiojë as të punojë, as ajo dhe as motra dhe as vëllai I saj.

Dikush me nisi nje link nga nje media shqiptare qe botonte shkrimet e nje ish Sigurimsi te kohes se diktatures, qe me permendte edhe mua.

Sipas tij me paska takuar ne uzine e telave ne 1988 ku sipas tij punoja si dizenjatore.

Nuk e di a ia vlen realisht me i kthy pergjigje, por instikti me thote te bej edhe nje here sqarim.

Une nuk kam punuar kurre ne uzinen e telave. Nuk kam punuar asnje dite. Nuk kam punuar se nuk pranonin qe te punoja as si punetore 3 turnesh per nje arsye te thjeshte: Une kisha biografine e keqe. Xhaxhallaret e mi ishin denuar me vendim Gjykate me pushkatim se ishin borgjez e kundra diktatures.

Per shkak te kesaj as une , as motra ime as vellai im as nuk na lejuan me ndjek studimet, as nuk na lejonin te punonim as si punetore. As me tre turne , as ne uzinen e telit.

Kete shpifje e kam degjuar disa here ne parlament nga kundershtaret e mi.

Ne ate kohe merzitesha dhe nuk e kuptoja si mund te shpifesh pa asnje fakt, asnje prove.

Falenderoj median per fotot e bukura qe kane perdorur.”-shkruan Jozefina Topalli.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular