HomeKronikeEMRAT/Po shkëmbenin kokainën, arrestohen 5 trafikantët në Fier, sekuestrohet drogë dhe 5...

EMRAT/Po shkëmbenin kokainën, arrestohen 5 trafikantët në Fier, sekuestrohet drogë dhe 5 makina

spot_img

Policia e Fierit ka finalizuar një operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, duke arrestuar pesë persona

Gjatë operacionit të koduar “Ofiçina”, blutë e Fierit kanë kapur “mat” trafikantët, duke shkëmbyer lëndë narkotike, ndërsa ka sekuestruar kokainë, 7 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 5 automjete dhe 6 aparate celularë. Në pranga kanë rënë shtetasit Fatmir Dhimos (Ademi), Leonard Gropa, Ilir Nuhaj, Dardan Kamberaj dhe Simon Toska

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Fier pas një punë të mirorganizuar, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore se një lokal në fshatin Ofiçinë, Patos ishte përshtatur si ambient për mbajtjen, përdorimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ofiçina”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. Dh. (A)., 47 vjeç, L. G., 50 vjeç, I. N., 30 vjeç, D. K., 45 vjeç, banues në Patos dhe S. T., 49 vjeç, banues në Mallakastër.

Këta shtetas janë kapur në ambiente e lokalit në pronësi të shtetasit D. K në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike.

Gjatë operacionit, forcat policore gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 6 doza kokainë, 6 aparate celularë dhe 5 automjete.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular