HomeKronikeAksidentet i marrin jetën këmbësorëve, dy viktima në pak minuta në Tiranë...

Aksidentet i marrin jetën këmbësorëve, dy viktima në pak minuta në Tiranë dhe Elbasan

spot_img

Mbrëmjen e kësaj të marte, dy këmbësorë janë përplasur për vdekje nga automjetet. Aksidentet kanë ndodhur në Tiranë dhe në Elbasan.

Sipas bluve të kryeqytetit, në zonën e “Misto Mames” dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë ka humbur jetën një grua rreth 50 vjece, e cila ishte këmbësore.

“Më datë 17.08.2021, rreth orës 21:00, në “Misto Mame”, dyshohet se janë përfshirë në aksident rrugor mjeti me drejtues I. H., 39 vjeç dhe mjeti me drejtuese shtetasen B. G., 32 vjeçe. Si pasojë ka humbur jetën një shtetase këmbësore ende e paidentifikuar, rreth 50 vjeçe”, thotë policia.

Ndërkohë në Elbasan, një 70-vjeçar u përplas për vdekje nga një makinë, e cila drejtohej nga 61-vjeçari me iniciale S.H.

“Më datë 17.08.2021, rreth orës 20:50,  në aksin rrugor Elbasan-Peqin,  në fshatin Paulesh, shtetasi S.H., 61 vjeç, banues në  Elbasan,  duke drejtuar mjetin tip “Mazda”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin I.H., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Pulesh, i cili  ka humbur jetën”

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan  për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë për të dyja aksidentet, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular