HomeAktualitetDjegia e ‘Sarajeve’, Peka: Rikthimi i ‘talebanit të natës’ Veliaj, në vendin...

Djegia e ‘Sarajeve’, Peka: Rikthimi i ‘talebanit të natës’ Veliaj, në vendin e krimit!

spot_img

Ndërkohë që talebanët ende nuk kanë filluar që të shkatërrojnë e të djegin trashëgiminë e Afganistanit, siç bënë kur erdhën herën e parë në pushtet, në zemër të Tiranës është shkrumbuar në mënyrë të qëllimshme një nga godinat e vjetra e më të bukura që kishte mbetur në kryeqytet.

Në kulmin e ofensivës së paprecedentë të betonizimit të kryeqytetit (dikur ka qenë ndër më të gjelbrit në Europë) që Erion Veliaj po kryen, është përmbyllur edhe plani i denoncuar më herët për ndërtimin e kullave te Sarajet e Toptanëve, të cilat mbrëmë u digjen nga dora e njeriut.

Reagimet kanë qenë të mëdha nga qytetarët, media e shoqëria civile

Mes tyre, edhe gazetari i njohur Çim Peka, ka komentuar mbrëmë pas mesnate zjarrin e madh të paralajmëruar. Peka ndërkohë që kujton mënyrën se si u shemb Teatri Kombëtarë, shkruan se kemi një rikthim në vendin e krimit për të njëjtin qëllim, kullat e Erion Velisë, të cilin e quan edhe “taleban nate”.

“Zjarrvënie e qëllimshme ndaj “Sarajeve”, se zjarrvënësin e panë klientë të lokaleve që iku me vrap. Në të njëjtën orë që shemben teatrin për të ndërtuar kulla, në të njëjtin vend dhe për të njëjtin qëllim. Policët që nuk lejonin aktivistë të shoqërisë civile të shuanin zjarrin, deri sa kuptuan që po filmoheshin. Rikthim në vendin e krimit për të përsëritur krimin. Erion Veliaj, je një taleban nate!”, shkruan ai në blogun e tij “Çim Peka live”.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular