Policia njofton se një 76-vjeçar është mbytur duke u larë në plazhin e Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë vendit të njohur si Sektori Rinia.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion parapra
Më datë 17.08.2021, në orën 16:30, në Sektor Rinia, është mbytur duke u larë në det shtetasi Sh. Xh., 76 vjeç, banues në Durrës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.