Një video mbresëlënëse po qarkullon në media ku duket një ishull lëvizës në ujërat e Alaskës.
Ky iluzion optik i ishullit që lëviz nga vendi, shkaktohet nga këndi i dritës, bëjnë me dije ekspertët.
Video u filmua nga një varkë në Gjirin e Akullt dhe u postua në Facebook nga faqja zyrtare e Parkut Kombëtar.
Më pas shpjegohet që kemi të bëjmë me efektin “Fata Morgana” që bën të duket sikur diçka lëviz. Edhe pse në këtë rast kemi të bëjmë me një ishull të madh.
Ky ishull ndodhet në ujë përpara maleve të mbuluara nga dëbora dhe pamjet që ofrohen janë të mrekullueshme.