Një tërmet me magnitudë 6.1 tronditi rajonin e Ishujve Sandëich të Jugut sot, njofton Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC).
Tërmeti kishte një thellësi prej 96 km. Deri më tani nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme materiale. Ndërkohë një tërmet me magnitudë 6.9 Rihter u regjistrua orët e para të mëngjesit sot.