Një automjet ka përplasur një drejtues motoçiklete në orët e vona të mbrëmjes së të martës në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
I riu i aksidentuar mësohet se punon si shpërndarës picash, ndërkohë që ndihmën e parë në vendin e ngjarjes e ka marrë nga banorë të zonës dhe kalimtarë të rastit, deri në mbërritjen e ambulancës që e ka transportuar për në spital.
Gjendja shëndetësore e të plagosurit mbete e panjohur deri më tani, ndërkohë që sipas dëshmitarëve okularë automjeti që e ka përplasur, në të cilin ndodheshin dy femra, po udhëtonte me shpejtësi të lartë.