HomeKronikeFOTO+VIDEO/E rrethuar nga policia, ja banesa ku ndodhi krimi i dyfishtë në...

FOTO+VIDEO/E rrethuar nga policia, ja banesa ku ndodhi krimi i dyfishtë në Shkodër

spot_img

Krimi brenda familjes ka tronditur këtë pasdite Shkodrën, ku një burrë ka vrarë me armë zjarri gruan e tij dhe më pas edhe veten.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e çiftit në lagjen “Ahmet Haxhia”, Shkodër.

Shtetasi Fadil Bandulla, 79 vjeç dyshohet se ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij shtetasen Sanije Bandulla, 83 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se  shtetasi Fadil Bandulla ka varrë bashkëshorten dhe më pas veten.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh por trupat e viktimave janë konstatuar vetëm sot, 18 gusht 2021.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, vijon punën për sqarimin e plotë të  rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular