HomeKronikeEMRI+FOTO/Makina e përplas për vdekje të riun shqiptar teksa po kalonte rrugën...

EMRI+FOTO/Makina e përplas për vdekje të riun shqiptar teksa po kalonte rrugën për të blerë një shishe ujë

spot_img

Një 36-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht nga një aksident në Livorno të Italisë. Sipas mediave italiane viktima është Gazment Bushi, i njohur nga të gjithë komuniteti si “Gazi”.

Mësohet se aksidenti ndodhi mesnatën e kaluar, kur i riu shqiptar u përplas nga një makinë ‘Porsche’, ndërsa ai ishte duke kaluar rrugën për të blerë një shishe ujë.

Gazment Bushi kishte dalë për një darkë me miqtë e tij, teksa kishte lënë në shtëpi gruan bashkë me dy fëmijët e vegjël.

Ai shoqërohej nga një mik kur po kalonte rrugën, teksa drejtuesi i “Porsche” në gjendje të dehur e përplasi për vdekje duke e hedhur mbi 100 metra në asfalt.

Gazment Bushi punonte murator në Itali në firmën e vëllait të tij, Edil Bushi teksa ishte i treti nga pesë vëllezërit.

Bushi u transportua i gjallë në spital, por dëmtimi i rëndë në kokë ia bëri të pamundur mbijetesën.

Ndërkohë shoferi 33-vjeçar i cili e përplasi u arrestua nga Policia dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular