HomeAktualitetGoran Bregoviç ngjitet në skenën e Festës së Birrës në Korçë, e...

Goran Bregoviç ngjitet në skenën e Festës së Birrës në Korçë, e nis me këngën shqiptare “Kosovska”

spot_img

Këngëtari i njohur Goran Bregoviç është ngjitur në skenën e Festës së Birrës ‘Korça’. Në natën e fundit të festës më të madhe verore në Shqipëri, Bregoviç dhe banda e tij performojnë për publikon e gjerë vendas dhe të huaj

Shumë turistë kanë zgjedhur që këtë natë ta kalojnë duke shijuar birrën “Korça” dhe “Tirana”, të cilat për 5 netë me radhë nuk i kanë munguar tavolinave.

Ndërkohë përveç qytetarëve që ishin të shumtë në numër, në festë nuk mungonin as politikanë, artistë, gazetarë dhe analistë të njohur.


Përpara nisjes së koncertit, në një prononcim shkurt për News24, Bregoviç u shpreh se i kanë munguar koncertet, pasi prej dy vitesh nuk mbahen aktivitete të tilla për shkak të pandemisë.

Goran Bregoviç gjatë performancës në Festën e Birrës

“Jam i lumtur që jam këtu. Shpresoj që do e pëlqejnë koncertin sot. Është verë dhe duhet të bëjmë qejf. Do të jetë një zbavitje për ne, por edhe për ju. Kemi dy vite që nuk dalim. Do të jetë një çmenduri dhe nëse nuk çmendini nuk  jeni normal”, u shpreh Bregoviç.

Festa e Birrës Korça është evenimenti më i madh veror në Shqipëri, ku mijëra turistë vendas dhe të huaj mblidhen në qytetin juglindor për të shijuar birrën e parë shqiptare.

Qytetarët zgjodhën që këto netë të nxehta gushti t’i kalojnë në qytetin e Korçës për të qenë prezent në të pesta netët e Festës së Birrës, ku pjesëmarrja ishte e jashtëzakonshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular