Zv/kryeministri Erion Braçe ka njoftuar dorëheqjen nga posti i tij.
“KA NJE FUND!
I NDERUAR QE SHERBEVA PER NJEREZIT NE NEVOJE,
NE DITET E TYRE ME TE VESHTIRA NE 24 VITET E FUNDIT!,” shkruan Braçe në rrjetet sociale.
Ai këtë e ka bërë përmes një video në Facebook, ku bëhet fjalë për një nga momentet më të vështira të shqiptarëve, atë të tërmetit të vitit 2019.
Më herët kryeministri Edi Rama njoftoi se emrat e kabinetit të ri do të shpallen javën e ardhshme.
Braçe u caktua zv/kryeministër më 28 dhjetor 2018.