Jahti luksoz i një prej personave më të pasur në botë është ankoruar në brigjet shqiptare.
Bëhet fjalë për themeluesin e “Amazon”, Jeff Bezos, një nga jahtet e të cilit është parë në bregdetin e Sarandës këtë të mërkurë.
Korespondentja e Panorama, Shpresa Dine e cila sjell edhe pamjet, konfirmon se jahti luksoz “Flying box” i përket personit të dytë më të pasur në botë.
Jahti i Jeff Bezos është ankoruar në brigjet e Sarandës për t’u furnizuar me karburant dhe mësohet se do të largohet ditën e enjte.
***
Themeluesi i “Amazon”, Bezos, nuk është më njeriu më i pasur në botë, titull të cilin e ka mbajtur për një periudhë të gjatë.
Richard Arnault, pronari i markës luksoze “Louis Vuitton”, është personi që ka zënë tashmë vendin e parë, pasi raportohet se ka një pasuri me vlerë 196 miliardë dollarë, sipas “Insider”. Ndërkohë, pasuria neto e Bezos është 186 miliardë dollarë.

“Amazon” njoftoi një rënie të të ardhurave prej afërsisht 7 për qind, që do të thotë se Bezos ka të ngjarë të ketë humbur rreth 14 miliardë dollarë në një ditë të vetme.
Këta dy faktorë bënë që themeluesi i “Blue Origin” të humbte vendin e tij të parë si njeriu më i pasur në botë.