Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin e vjetër Lezhë-Milot.
Bëhet me dije se një automjet, në të cilin udhëtonin shtetasit Paulin Gjomarkaj, 38-vjeç dhe Nikolli Gjini, ka humbur kontrollin duke u përplasur me murin rrethues të një banese në fshatin Manati të Lezhës.
Nga burimet në vendin e ngjarjes bëhet me dije ka humbur jetën 38-vjeçari, ndërkohë që është plagosur bashkëudhëtari i tij.