Arsenali ka pësuar sot një humbje dramatike në përballjen me Manchester City, ndërsa shqiptari Granit Xhaka u bë protagonist i një veprimi të shëmtuar, dhe u ndëshkua me karton të kuq.
City tregoi edhe një herëse është një skuadër shumë e fortë, pasi mposhti 5-0 Arsenalin, që pas minutës s¡ 35-luajti me 10 lojtarë. Xhaka u ndëshkua me të kuq për një ndërhyrje të ashpër dhe ia bëri “autostradë” vendasve rrugën për te triumfi.
Gundogan dhe Ferran Torres me golat e tyre në minutat 7 dhe 12 i dhanë udhë triumfit të Cityt.
Jesus shënoi sërish për të kaltrit në pjesën e parë, ndërsa Rodri e Ferran Torres shënuan në të dytën për të çuar shifrat 5-0 dhe i dhënë Guardiolës tre pikët e radhës.
Reagimet e tifozëve të Arsenalit nga Granit Xhakës ishin të ashpra.
‘’Bëmë gabim që nuk e shitëm’’, apo ‘’Mungesë respekti ndaj shokëve dhe trajnerit’’ ishin disa nga komentet më pikante për Granit Xhakën.


