Ish-deputeti i PD-së, Gert Bogdani, ngre shqetësimin për pastrimin e parave të pista në industrinë e ndërtimit në Tiranë.
I ftuar në Ora News me gazetaren Matilda Mcini, Bogdani thotë se nëse hetimet e Antimafias italiane do të shkojnë deri në fund për pastrimin e parave të Ndraghetas në kryeqytet atëherë patjetër do të kemi konseguenca.
Bogdani: Nëse do vazhdojnë hetimet e Antimafias italiane për pastrimin e parave të Ndraghetës në industrinë e ndërtimit në Tiranë. Sot e shihni, në Tiranë ndërtohet pa fund, gjej qoshe e bëj pallat, çmimet janë në stratosferë. Një familje niormale qytetare, të dy në punë, shtresë e mesme, e ka të pamudur sot të blejë apartament në Tiranë ndërkohë që Tirana është e mbushur me pallate. Çmimi rri në stratosferë. I vetmi justifikim është pastrimi i parave, ngurtësimi i parave të pista të drogës apo çfarëdo lloj krimi të organizuar apo korrupsionit në apartamente dhe pallate. Nëse hetime të tilla shkojnë deri në fund padyshim që do të ketë konseguenca sepse nuk janë gjëra të lehta që mbyllen me kaq. Prandaj është presioni i ndërkombëtarëve, të jetë për vullnetin e klasës politike këtu vazhdojnë që Shqipërinë ta rrjepin sa më shumë të munden.
Dorëheqjen e njëpanjëshme në kampin e socialistëve ai i sheh si presion ndërkombëtar.
Bogdani: Kemi dhe rastin e zotit Ruçi në fillim të verës. Koha është rastësi dhe konçidencë, në rastin e Mark Markut nuk besoj se ka lidhje me të tjerat çfarë do të ndodhë, kam bindjen se do të jenë në kampin socialist. Pse-ja është shumë e thjeshtë, lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar dhe korrupsioni galopant. Shqipërinë boll e zhvatën dhe e rropën, ata që janë të korruptuar duhet të mbajnë përgjegjësi, ata që janë të lidhur me krimin duhet të mbajnë përgjegjësi nëse duan që Shqipëria të bëhet. Nuk është zgjedhje individuale, shpresoj të jetë presion ndërkombëtar.
Parlamenti i ri do të mblidhet më 10 shtator dhe ku opozita rikthehet pas dy vite e gjysmë bojkot. Bogdani parashtoi piketat ku do të mbështet aksioni opozitar.
Bogdani: Ndryshimet kushtetuese për të kufizuar gjithëpushtetshmërinë e një individi, sot në Shqipëri të gjitha pushtetet janë grumbulluar drejt kryeministrit të vendit dhe kur një kryeministër është i papërgjegjshëm dhe bën veshin e shurdhër dhe suytë qorr ndaj problermatikës së njerëzve kemi keqqeverisje dhe një situatë në të cilën sot Shqipëria ndodhet. Një kufizim i këtyre kompetencave është i rëndësishëm. Kemi hartën territoriale apo reformën territoriale që duhet rishikuar sepse sot bashkitë janë shumë më larg qytetarëve të tyre. Sot qytetarët nuk i marrin dot shërbimet në kohë sepse bashkitë janë bërë aq të mëdhaja dhe janë distancuar aq shumë nga banorët. Ishte skemë që nuk funksionoi dhe duhet riparë. Është reforma zgjedhore që duhet rishikuar patjetër. Në zgjedhjet e fundit kishim një sistem kuazi të hapur listash por më shumë ishte i mbyllur sesa i hapur, duhet një hap tjetër më tej në mënyrë që qytetarët dhe votuesit të çojnë në parlament ata njerëz që ata realisht besojnë se mund ti përfaqësojnë mirë. Këto janë disa nga piketat kryesore ndërkohë që duhen diskutuar probleme të rëndësishme të shoqërisë shqiptare sot si lufta kundër korrupsionit në mënyrë absolute por edhe probleme të shëndetësisë apo arsimit. Sot një nga gangrenat më të mëdha të rinisë shqiptare është arsimi. Sot kemi një Ministri Arsimi që nuk di të veprojë, thotë shkolla hapet me 1 shtator por nxënësit të vijnë me 27. Kush do të vijë sot, kush do të vijë nesër. Nuk mund ta bësh shkollën si lokal.Qeveria dështoi në mësimin online.I mungojnë specialistët dhe vullneti dhe shtyhen nga arroganca.
Në intervistën në Ora News, Bogdani komentoi edhe suksesin e fundit personal, ku doli më i votuari ndër 15 anëtarët Kryesisë së re të PD.
Bogdani: Mora 281 vota nga 404 vota, 70% të votës së anëtarëve të Këshillit Kombëtar.