Lefter Koka dha dorëheqjen nga mandati i deputetit të PS-së për t’u larguar nga politika përfundimisht. Pas këtij akti që pritet të depozitohet edhe zyrtarisht në KQZ, mësohet se mandatin e lënë do ta përfitojë Ana Dhamo.
Kjo për shkak të ligjit zgjedhor të barazisë gjinore. PS fitoi tetë mandate në zgjedhjet e fundit parlamentare të Durrësit.
Ana Dhamo lindi në Durrës, në 2 Shtator 1985. Ajo është e martuar me Z. Francesco Vitobello dhe ka një djalë me emrin Luca. Znj. Dhamo është kandidate për Doktor Shkencash në profilin e të Drejtës Publike pranë Universitetit Europian të Tiranës. Në maj të vitit 2012 ajo ka përfunduar Shkollën e Specializimit për Profesionet Ligjore pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Urbinos, Itali.
Në tetor të vitit 2010 përfundon studimet e ciklit 5 -vjeçar në Fakultetin e Drejtesisë pranë Universitetit të Urbinos “Carlo Bò”. Ajo ka hyrë në politikë në vitin 2015, ku është zgjedhur anëtare e Këshillit Bashkiak të Durrësit.
Që nga viti 2014 është pjesë e stafit pedagogjik të Universitetit të Durrësit “Aleksandër Moisiu”, Departamenti i Drejtesisë, si dhe anëtare e Dhomës së Avokatisë, Durrës. Nga viti 2013 zhvillon rregullisht Konferenca Shkencore Kombëtare dhe Ndërkombëtare në vende të Bashkimit Europian (Maltë, Spanjë, Hollandë, Republikë Çeke) dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fushën e të Drejtës Publike dhe asaj Ndërkombëtare dhe Europiane. Znj. Dhamo zotëron gjuhën italiane dhe angleze.
Neni 163 i Kodit
Shpërndarja e mandateve për kandidatët fitues të listës
1. Menjëherë pas përfundimit të llogaritjes së rezultatit, sipas nenit 162 të këtij Kodi,
KQZ-ja përllogarit shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues për secilin subjekt.
2. Shpërndarja e mandateve fillon me rend zbritës, në bazë të renditjes së tyre në
listën e dorëzuar sipas nenit 67 të këtij Kodi, duke filluar nga numri rendor një, si dhe
numrit të votës parapëlqyese të secilit kandidat bazuar në procedurat dhe kriteret vijuese.
3. Në fillim përfitojnë mandat kandidatët që kanë marrë një numër votash
parapëlqyese më të madh se herësi që del nga pjesëtimi i numrit të votave të subjektit me
numrin e mandateve të fituara nga subjekti, sipas nenit 162 të këtij Kodi. Në çdo rast, herësi
nuk mund të jetë më shumë se 10 000 vota. Në rast se herësi që përftohet nga pjesëtimi
është një numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt.
4. Kandidatët me numrin më të lartë të votave parapëlqyese se herësi, sipas pikës 3
të këtij neni, zëvendësojnë me radhë kandidatët në listë, që mund të kishin përfituar
mandate, të cilët kanë numrin më të vogël të votave parapëlqyese.
5. Ky rregull nuk zbatohet nëse kandidati me më pak vota i përket gjinisë më pak të
përfaqësuar. Në këtë rast zëvendësimi kalon te kandidati tjetër i renditur menjëherë më lart me numër votash deri në shterimin e listës sipas të njëjtave kritere. Kur kandidati me numër më të madh votash se herësi i përket të njëjtës gjini, zbatohen parashikimet e pikës 4 të këtij
neni.