Zgjedhjet lokale dhe reformat kushtetuese do të jenë sfidat e Partisë Demokratike. Keshtu ka deklaruar në një intervistë për SYRI TV, anëtari i kryesisë Gerti Bogdani ka komentuar edhe deklaratën e Sekretares për të Përndjekurit Politik në lidhje me distancimin nga ish-kryeministri Sali Berisha si dhe aludimet për një kandidim të mundshëm të tij për Bashkinë e Tiranës.
Zgjedhjet lokale do të jenë fokusi i kryesisë së re të partisë demokratike. Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, ka treguar rëndësinë që do të kenë sekretarët e rinj në selinë blu, duke renditur edhe sfidat e opozitës.
Bogdani komentoi edhe deklaratën e sekretares për të përndjekurit politik, Jonila Godole se Partia Demokratike duhet që të distancohet nga ish-kryeministri, Sali Berisha. Sipas tij kjo nuk eshte ceshtje e nje sekretarje, e nje anetari Kryesie apo nje anetari te Keshillit Kombetar.
Sa i takon zgjedhjeve vendore, Gerti Bogdani u shpreh i bindur se është gati që të kandidojë për Bashkinë e Tiranës nese strukturat vendimarrese te partise do te ia besojne. Zoti Bogdani tha se ai nuk iu shmanget sfidave dhe gjithnje ka ka luftuar dhe ne shumice i ka fituar ato.
Në ditët në vijim pritet që të mblidhet kryesia e re e Partisë Demokratike, ku do të diskutohet për prioritetet e opozitës gjatë sezonit të ri politik.