HomeAktualitet“Kosova ka hyrë në një cikël të rrezikshëm”/Rama tregon rrugën: Ne mund...

“Kosova ka hyrë në një cikël të rrezikshëm”/Rama tregon rrugën: Ne mund ta çojmë Serbinë…

spot_img

Kryeministri Edi Rama ka kritika për mënyrën si Kosova po bën politikë të jashtme. Sipas tij, ky shtet ka hyrë në një cikël të rrezikshëm ku politikën e brendshme e bën të jashtme.

Sipas kryeministrit, rruga që po ndjek shteti i Kosovës nuk e pengon Serbinë të çojë përpara zhvillimin e saj, por thjesht ben nervoze nderkombetaret.

Për Ramën, politika diplomatike që ndjek Shqipëria është e duhura për ta bërë Serbinë të kërkojë falje për krimet e luftës që ka bërë në Kosovë.

“Shqipëri është sovrane në politikën e jashtëm dhe nuk e vendos Kosova çfarë politika të jashtme do bëjë Shqipëria dhe anasjelltas. Unë mendoj që ne e fitojmë luftën diplomatike me një qasje strategjike si kjo që ka Shqipëria. Albini nuk mendon kështu. Është Sovran të vendosë për Kosovën, por jo për Shqipërinë. Nuk i thotë dot Shqipërisë, meqë unë mendoj kështu, ti do bësh si them unë. Jo. As ne nuk i themi dot.

Mendoj se Kosova ka hyrë në një cikël shumë të rrezikshëm, prej disa vitesh. Ka hyrë në një cikël të rrezikshëm duke bërë politikën e brendshme politikë të  jashtme dhe politikën e jashtëm, të brendshme. Në fakt as e ka penguar Serbinë të vazhdojë me zhvillimet e veta dhe as e çon përpara kauzën e vetë duke i bërë gjithmonë e më nervozë partnerët ndërkombëtarë.

Ju thoni ka pasur gjak, patjetër. Për atë gjak duhet të kërkojnë falje. Jam 100% dakord. Çështja është si e bëjmë në Serbinë të kërkojë falje dhe kur Serbia mund ta kërkojë faljen. Unë mendoj se qasja jonë është e duhura për ta çuar çështjen dhe politike të kombit shqiptar drejt zgjidhjes. Sepse është një qasje diplomatike dhe jo një qasje që imiton luftën dhe luftë nuk është. Ti mund të besh një luftë imagjinare me deklarata, duke më bërë mua tradhtar e duke lëshuar lukunira në rrjetet sociale, por kjo është imagjinare dhe nuk i bën asgjë Serbisë. Ne Serbinë mund ta çojmë tek kërkimi i faljes, por duhet strategji dhe jo loje luftash”, tha Rama në Opinion.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular