HomeKryesoreMandatin e tretë të Ramës e qeveris dosja ‘184’

Mandatin e tretë të Ramës e qeveris dosja ‘184’

spot_img

Nga Basir Çollaku

Asgjë e re për Perëndimin nga fronti i Lindjes. Tollovia e gjatë e stërvitjes së gjuhës, këtë rradhë gjumëndjellëse nga Edi Rama në Asamblenë Socialiste, nuk solli gjëkundi surpriza, ku zona e parë operative Vlorë-Tepelenë rriti dominimin në parti dhe qeveri, Kryeministri dëshmoi se nuk del dot nga pengmarrja, nuk ikën dot nga kontratat me donatorët e pushtetit dhe përfaqësuesit e tyre, janë njëlloj në qeveri, parti, të paprekur, sepse ata nuk mund të largohen pa marrë me vete Edi Ramën.

Arben Ahmetaj dhe Damina Gjiknuri, në gjithë informacionet jo zyrtare për të dala nga aksidente diplomatike janë pjesë e listës “non grata” me rreth 200 emra të USA, për të cilët pritsh,ëria e publikimeve po kthehet në një pazar pushtetesh. Dy ministra të shumë akuzuar dhe pjesë dosjesh të rënda, ku nuk mungon ‘184’ dhe ‘339’, krimi elektoral e të tjera vepra të rënda penale, vetëm sa janë rritur në pushtet dhe forcuar më tepër në raport me kontratat me Edi Ramën.

Tigri i financave, aksidenteve jashtë kufijve, rindërtimit të shpartalluar, dosjeve të fshehjes së të dhënave të buxhetit, i ribesohet detyra për të mbajtur llogaritë e parave të ndërtimeve të banesave nga tërmetet, e për të firmosur në mungesë dhe me porsoi në emër të Ramës, punë që më herët e sajdiste Braçja. Duket se pesha amerikane diplomatike për të kërkuar më tepër funksionim të drejtësisë ka humbur terren ndaj Ramës dhe kjo është disi e paqartë për të gjetur motivin, arsyet, shkaqet.

Damian Gjiknuri bëhet Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, numri dy i saj, pasardhës i cigares Ruçi dhe kryemiku i gurusë Indian Paramahamsa Vishewandanda. Indiani drejtues i një sekti të dyshimtë në të cilin ish-minsitri ishte aktiv familjarisht. Nuk mund të dalë jashtë parashikimeve, shprehja kryerilindase e Damian Gjiknurit në përgjimet e dosjes ‘184’ se e keni bërë tërmet me vjedhjen e votave.

Ilir Beqen e kthen me poste partiake për ta mbajtur pranë në një mundësi përballje me drejtësinë dhe për ta mbrojtur. Qep-shqepjet e tjera janë makiazh me të cilin nuk gënjehet askush.

Për t’i vulosur nderet, por dhe forcuar bindjen se kapja e Ramës është përfundimtare, vjen në krye të Drejtësisë, sërish një aktor i dosjes ‘184’, Ulsi Mania, për ta rifeskuar reformën në drejtësi, pasi e çoraposi në Komisionin e Ligjeve, me arrnime shkatërruese. Rreth 80 përqind e qeverisë është e pandryshueshme nga e shkuara, çka shërben si tregues të mosndryshhimit të sjelljes qeveritare, por thellim të keqqeverisjes. Garanci për këtë është kryeministri, kryebashkiaku, që rimori kryesinë e partisë së Tiranës. Ndonëse duhet të jet përballë SPAK me dosjen e ‘Ndranghetës’ dhe shumë të tjera. Në këtë mandat të tretë Edi Rama ka veshur me mandate politik, emra të cilët duhet të përballen me drejtësinë. Dosja ‘184’ është bërë tashmë dosje qeveritare dhe emrat e saj urdhërojnë dhe kontrollojnë drejtësinë. Qeverisja e re ‘184’, është shenjë e shkërmoqjes së demokracisë, por njëherësh e instalimit të kësaj dosje në model të grabitjes së pandërprerë të votës. Përpjekja për të bërë zgjedhje me këtë qeveri, themeluesja dhe vazhdimësia e ‘184’, është iluzuion.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular