HomeKryesore"Më thanë që Taulanti ishte nxirë në fytyrë", Islami bën parashikimin e...

“Më thanë që Taulanti ishte nxirë në fytyrë”, Islami bën parashikimin e errët: E ka herën e fundit si…

spot_img

Taulant Balla, edhe pse u shpall deputeti më i votuar në zgjedhjet e 25 prillit, humbi këtë të enjte postin e numrit dy të selisë rozë.

Ish-deputeti, Kastriot Islami, i ftuar në Rtv Ora përballë gazetares Beti Njuma bëri një parashikim më të errët për fatin politik të Ballës, i cili do të jetë kryetar i grupit parlamentar të PS në këtë legjislaturë, duke thënë se është mandati i fundit i tij si deputet.

E ndërsa postet e tij i kaluan Damian Gjiknuri, Islami e ka edhe për këtë një shpjegim.

Islami: Ka caktuar Damian Gjiknurin sekretar të Përgjithshëm të vjedhjes së votave. Janë të gjitha veprime irracionale, makjavelike dhe perverse. Është e pamundur ti shpjegojë njeri. Ka vënë Damian Gjiknurin sekretar të Përgjithshëm, ka vetëm një njeri, e merr në telefon ose e thërret në zyrë dhe i thotë: Shko vidh votat, mendo si do të vidhen votat në mandatin e katërt.

Merret Damiani me këtë punë. Më përpara e kishte në Dibër ose në Vlorë, duhet ti thoshte sekretarit të Përgjithshëm, sekretari i Përgjithshëm ti thoshte Damianit, tani e ka direkt. Dhe e dyta, meqenëse Damianin e ka vënë këtu, kam përshtypjen se Taulanti e ka herën e fundit për të qenë deputet, mendoj unë të paktën. Taulantit i ka hequr vështrimin dhe ai është mërzitur nga kjo gjë. Se po ta kishte thirrur në zyrë dhe ti kishte thënë: Taulant mos u mërzit, ti nuk do të kesh të dyja detyrat por do të kesh një… Sepse ka pasur një rregull.

Sekretari i Përgjithshëm është dhe kryetar grupi, ai e ka ndarë këtë. Më thanë që Taulanti ishte i nxirë në fytyrë dhe është normale sepse i ka prerë telefonatën. Taulantin e ka goditur sepse nuk është më i rëndësishëm në Elbasan, ka marrë një reagim negativ. Votat nga PS mund ti marrë kushdo, nuk ka marrë ndonjë votë më tepër jashtë saj. Duke qenë drejtues qarku në Elbasan dhe kryesori nuk është problem për tu thënë strukturave. Ka dhe një xhelozi tjetër që ka krijuar Edi Rama, që u bë ky njeri që nuk do me e pa me sy Elbasani, sepse nuk matet nga votat, votat nuk tregojnë asgjë.

Tha se të gjithë ata që kanë marrë më shumë vota do të jenë në qeveri, pse nuk e bëri këtë. Vijnë sinjalet që Taulanti që është marrë shumë me korrupsion dhe është njeri i urryer në Elbasan, Taulanti është njeri i urryer në parti sepse ka qenë Sekretar i Përgjithshëm, ka bërë emërime, kanë ardhur llafe se ky është bërë me lekë, ai është bërë me lekë, qahen dhe ankohen njerëzit. Këtë tjetrin e ka hequr nga Vlora se këtë e urrejnë në Vlorë me veprimet që ka bërë në lumin e Vlorës, në bregdet, me pasuritë, pronat.

Për Islamin lëvizjet e reja në PS vetëm sa kanë shtuar pakënaqësitë personale, të cilat në bindjen e tij nuk ka guximin asnjë që ti shprehë.

Ndërsa personalisht është i mendimit se asnjë nga ministrat e kabinetit të ri qeveritar nuk e meriton të jetë as drejtor dhe jo më në karrigen e ministrit.

Islami: Ajo është një bandë eunukësh, janë të pafuqishëm të gjithë.Të gjithë i ka marrë ky, i heq dhe i vë ky. Sigurisht që pakënaqësitë personale që shkojnë secili në shtëpinë e vet dhe mërzitet janë. Pakënaqësitë personale por të pashprehura janë rritur, por asnjë nga ata nuk ka guximin sepse ata i bashkon emëruesi i përbashkët, “servilizimi, klientelizimi dhe paaftësia”. Të gjithë ata nuk e meritojnë të jenë aty. Po të kishte njerëz të aftë asnjë nga ata nuk do të ishte bërë as drejtor.

Qeveria “Rama 3” do të ketë katër ministra shteti, të njohur ndryshe edhe si ministra pa portofol.

Islami thotë se kjo është praktikë e çdo qeverie por shton se Rama e ka çuar në një nivel tjetër sepse do të ketë rehatinë e tij.

Islami: Në vendet normale ka ministra pa portofol, janë ministra që kanë një çështje të caktuar dhe kanë vetëm një zyrë në kryeministri, janë ndihmësa për kryeministrin. Kjo për fëmijët është më e bukura nga të gjitha, kjo është ministria që kujdeset për Edi Ramën, se fëmija në gjithë këtë histori është Edi Rama, kjo do të kujdeset për shëndetin e Edi Ramës. Ky e ka ezagjeruar, e ka zgjeruar më shumë se duhet se do të rrijë rehat.

Sa i takon opozitës, Islami nuk bën pjesë tek kritikët që e shohin si të kompromentuar apo të shitur te mazhoranca.

Islami: Njerëzit mendojnë se opozita është e kompromentuar, është e shitur. Unë nuk e besoj këtë. Opozita është një opozitë shqiptare me ato defektet që mund të ketë një parti politike shqiptare në kushtet kur është e dhunuar nga një parti jodemokratike, autoritare, nga një parti që ka shumë para të vjedhura, shumë elementë kriminalë dhe për më tepër një drejtues pervers që ka një mbështetje në funksion të goditjes së identitetit dhe sovranitetit të Shqipërisë nëpërmjet veprimeve të ndryshme që ne çdo ditë i shohim. Shqiptarët nuk duan ti shohin por çdo ditë e më shumë këto po bëhen të dukshme.

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot përbërjen e qeverisë së ardhshme, në të cilën ka pak ndryshime.

Në postet kyçe zoti Rama ka preferuar të rikonfimrojë ministrat aktualë, duke bërë ndryshime te Financat, Drejtësia, Turizmi si dhe me portofolet e ministrave të shtetit.

Në qeverinë e re do të ketë një numër rekord grash, të cilat do të përbëjnë gati 70 përqind të kabinetit. Socialistët kanë vendosur që po një grua, Lindita Nikolli të marrë dhe drejtimin e parlamentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular