HomeKryesoreKur do të largohet nga politika? Berisha nuk ndalet: Tani unë kam...

Kur do të largohet nga politika? Berisha nuk ndalet: Tani unë kam një rikthim, sa të më japë i gjithëpushtetshmi fuqi do të vazhdojë

spot_img

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Noë”, u pyet nga gazetarja Erla Mëhilli se kur do të jetë largimi i tij nga politika aktive. Berisha i prerë u shpreh qartë se tani është rikthimi i tij në politikë dhe do të vijojë për aq kohë sa zoti do t’i japë fuqi.

Berisha theksoi gjithashtu se do të dorëzonte mandatin dhe do të dorëhiqej nga politika nëse PD do të kishte fituar zgjedhjet e 25 Prillit.

Sali Berisha: Nëse PD do të fitonte zgjedhjet unë do e dorëzoja mandatin. PD-ja në qeveri, unë e them prapë se në qeveri dhe në parlament nuk qëndroja.

Ju e keni parë që unë nuk bërë asnjë orë të vetme fushatë. Tani me këtë unë kam një “come back”, një rikthim. Sa të më japë i gjithëpushtetshmi fuqi unë do të vazhdoj tani.

Gjatë kësaj kohe unë nuk kam bërë gjë tjetër veçse anti-komfrontizëm. Kam denoncuar kartelet e drogës dhe krimin e organizuar dhe do vazhdoj ta bëj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular