HomeAktualitetArritjet “e mëdha” të policisë në 100 ditë /Ironia e gazetares: U...

Arritjet “e mëdha” të policisë në 100 ditë /Ironia e gazetares: U kapën hallexhinjtë dhe…

spot_img

Shumë e kanë humbur numrin se sa i kanë mbetur ende kohë drejtuesve të Policisë së Shtetit nga afati 100-ditor i lënë nga Kryeministri Edi Rama për të përmirësuar performancën e tyre dhe pastruar radhët.

Por, gazetarja e kronikës e Top Channel, Anila Hoxha nuk është pjesë e tyre. Ajo numëron ditën e 63-të të afatit 100-ditor dhe mes ironisë së përdorur rendit gjashtë arritjet më të mëdha deri më tani të Policisë.

“Shoferët e gjobitur kryesojnë rezultatin e jashtëzakonshëm të punës dhe përpjekjeve të dalluara , që vlen të theksohet është meritë e drejtpërdrejtë e shefave të Policisë se Shtetit”, thotë ajo së pari.

Së dyti, gazetarja Hoxha rendit si objektiv të realizuar sukseset në krimet banale.

“Krimet banale që shqetesojnë vendin u zeruan , sërisht me punën e palodhur dhe direkte të shefave të përkushtuar. Mbetet objektiv krimi i organizuar , të cilit brenda ketyre 100 ditëve do ti tregohet vendi”, vijon më tej.

Së treti, gazetarja rendit “postblloqet e policisë te ngritura nga shefat që morën grada mbasi u bënë shefa, kapën me sukses të madh ata që sfiduan semaforin, ndërsa vazhdojnë kërkimet për ata u njoftuan “ik se të kapëm”.

Aksionet kundër basteve dhe lojërave të paligjshme të fatit vijojnë më tej. Edhe këtu mes ironisë, gazetarja thotë se janë kapur ata që nuk kanë pasur mbrojtje.

“Në masën 120 përqind u kapën bastexhijntë , por ata që ishin jashtë zinxhiri, jo ata nën mbrojtjen e shefit. Ata do kapen mbasi të shkulet dhe rrënja e fundit e hashashit”, thotë Hoxha.

“U kapën me sukses të padiskutueshëm veçanërisht hajdutët e xhepave dhe shitësit e farave në rruge që i tregtonin kontrabandë, ndërtuesit e shtëpive që ju pikojnë. Me pak fjalë, çdo keqbërës i vogël u dërrmua. Të mëdhenjtë ja dhe pak….vijon ajo.

Në objektivin e gjashtë, gazetarja ironizon me punën gjurmuese të Policisë së Shtetit.

“Disponohet informacion i plotë mbi servilët e shefit, kundërshtaret e shefit, ose ata që mendojnë ndryshe nga shefat e tyre shembullorë, të cilet po ndëshkohen me dorë të hekurt, ose duke iu hequr spaletat, ose duke i dërguar pranë drejtorise se standardeve mbasi nuk nderuan shefin, ose nuk ja bënë qejfin atij. Të përkushtuarit që i kane stivë dosjet për pazare droge, e më the e të thashë, le të mbështeten sipas motos “kali i kuq e ka një huq”, shton gazetarja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular