Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Korçë, ku një 21-vjeçar kanosi me armë zjarri automatik dy vajza të reja. I riu Donald Lato, nga fshati Gjonomadh i Korçës, kishte lidhje intime me 15-vjeçaren, që kanosi me armë.
Ngjarja ka ndodhur për arsye xhelozie, ku dy të rinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin. “BalkanWeb” raporton se pas zënkës, vajza ka dalë e shoqëruar me shoqen e saj 20-vjeçare dhe disa persona të tjerë dhe kjo ka bërë që i riu të nxirrte armën.
Arma nuk është gjetur ende, por policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mësohet se 15-vjeçarja jetonte me gjyshërit, pasi ishte jetime.
Prindërit e saj janë vrarë në vitin 2014, në masakrën e Gjonomadhit, ku mbetën viktima 4 persona, për shkak të tradhtisë.