HomeKronikeIshte duke zhvilluar hiking me motoçikleta, vdes turisti anglez në Shqipëri

Ishte duke zhvilluar hiking me motoçikleta, vdes turisti anglez në Shqipëri

spot_img

Një turist anglez ka humbur jetën këtë të martë në fshatin Armen, Selenicë, buzë lumit Shushicë.

Policia bën me dije se viktima është një 49-vjeçar i cili ishte duke zhvilluar hiking me motoçikleta.

“Aksidentalisht si pasojë e terrenit të vështirë, ka humbur kontrollin mbi motomjetin e tipit “Husqvarna” dhe si pasojë ka ndërruar jetë”, bëhet me dije nga policia.

NJOFTIMI NGA POLICIA E VLORES

Sot, rreth orës 14:50, në fshatin Armen, Selenicë, duke zhvilluar hiking me motoçikleta ( nisur nga Gjirokastra e duke vijuar udhëtimin në fshatin Vllahinë) konkretisht buzë lumit Shushicë, shtetasi anglez A. R, 49 vjeç, aksidentalisht si pasojë e terrenit të vështirë, ka humbur kontrollin mbi motomjetin e tipit “Husqvarna” dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular