Zbulohen detaje të reja nga aksidenti i rëndë ku mbeten të plagosur dy efektivëve të “Shqiponjave” paraditen e sotme në Tiranë
Dy efektivët e plagosur rëndë janë Edison Mehmetaj dhe Jurgin Duka, ndërkohë që policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit që ka shkaktuar aksidentin me pasoja të rënda.
Mësohet se dy efektivët kanë fraktura dhe hematoma në gjymtyrë, ndërsa një grup hetimor po verifikon provat në vendngjarje për të kuptuar se kush e ka pasur fajin
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:05, në rrugën “Shkëlqim Fusha”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues R. K., 40 vjeç me mjetin motorr të policisë me drejtues E. M dhe pasagjer J. D,(punonjës policie në shërbim).
Si pasojë janë dëmtuar të dy punonjësit e policisë, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.