Talebanët kanë njoftuar krijimin e një qeverie të përkohshme në Afganistan e cila do të kryesohet nga një prej liderëve të këtij grupimi.
Në qeveri është emëruar Ministër i Punëve të Brendshëm dhe një person i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga FBI-ja.
Mullah Mohammad Hassan Akhund do të jetë në krye të qeverisë ndërsa Mullah Abdul Ghani ndërsa zëvendësi i tij do të jetë Mullah Abdul Ghani Bardar.
“Ne e dimë që qytetarët kanë pritur krijimin e një qeverie të re” – është shprehur zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid për BBC.
Sarajuddin Haqqani, Ministri i Brendshëm është lideri i grupit militantik të njohur si grupi “Haqqani” të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë me talebanët dhe kanë marrë përsipër disa sulme terroriste përgjatë luftës 20-vjeçare në vend.
Ndryshe nga talebanët, grupi “Haqqani” është konsideruar nga SHBA si një organizatë terroriste e veçuar.
Poste të tjera ministrore kanë marrë dhe Mullah Yaqoob si Ministër Mbrojtje dhe Amir Khan Muttaqi si Ministër i Jashtëm.
Maëlaëi Haibatullah Akhundzada, ndërkaq, do të jetë udhëheqës suprem. Talibanët kanë marrë kontrollin e pjesës më të madhe të Afganistanit më 15 gusht.