HomeBotaVaksinat me detyrim, kryeministrin e Kanadasë e godasin me gurë

Vaksinat me detyrim, kryeministrin e Kanadasë e godasin me gurë

spot_img

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau është goditur me zhavorr nga një grup protestuesish në Ontario.

Ai po kthehej në autobusin e tij, pasi vizitoi një fabrikë birre, kur u godit me gurë të vegjël. BBC raporton se nuk është plagosur.

Trudeau thirri zgjedhje të parakohshme në mes të gushtit, me shpresën për të fituar një qeveri shumicë për partinë e tij Liberale të qendrës së majtë.

Por fushata e tij është prishur nga demonstratat kundër vaksinës dhe kufizimeve të tjera.

Muajin e kaluar, qeveria njoftoi se të gjithë nëpunësit civilë duhet të vaksinohen deri në fund të tetorit ose të rrezikojnë të humbin punën. Kjo ka shkaktuar protesta dhe pakënaqësi tek një pjesë e qytetarëve./ Gazeta SHQIP

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular