HomeKryesoreDëmtimi i sahateve të energjisë, ndryshon rregullorja e vendosjes së gjobës

Dëmtimi i sahateve të energjisë, ndryshon rregullorja e vendosjes së gjobës

spot_imgspot_img

Enti Rregullator i Energjisë ka ndërhyrë në rregulloren dhe metodologjinë për llogaritjen e vendosjes së dëmit ekonomik të shkaktuar nga ndërhyrjet e paligjshme në sistemin e matjes së energjisë elektrike.

ERE ka ndryshuar dy pika të kësaj rregulloreje, në njërën prej tyre me kërkesë të OSHE-së dhe thotë se ndryshimet në fjalë synojnë që të sigurojnë një proces sa më të drejtë dhe kohën e nevojshme për mbrojtje për konsumatorin.

Ndryshimet nuk e shpëtojnë klientin, sahati i të cilit kapet i dëmtuar, ose me ndërhyrje të paligjshme nga fatura e dëmit ekonomik që do të vlerësohet nga operatorët e OSHE, por ato sigurojnë kohën e nevojshme që klientët të njihen me këtë dëm dhe nëse kanë pretendime ta kundërshtojnë. Nisur nga fakti që faturat e OSHEE janë tituj ekzekutiv, ato duhet të paguhen dhe më pas të kundërshtohen, përmes vendimeve gjyqësore.

Shqetësimi se mund të ketë raste kur zotëruesit e matësave të mos jenë autorët e ndërhyrjeve të paligjshme në të e ngritën ekspertë të OSHEE dhe të vetë Entit. Për t’u dhënë kohë konsumatorëve që të provojnë se nuk kanë ndërhyrë në rrjet, përmes paraqitjes së një alibie, rregullorja parashikon 7 ditë kohë për klientët dhe më pas mund të vendoset nëse klienti në fjalë paditet, ose jo.

Në rregulloren e pandryshuar thuhej se, “OSSHE-ja sigurohet që të informojë furnizuesin dhe përdoruesin e rrjetit, në çdo rast që konstaton dëm ekonomik të shkaktuar nga një përdorues i rrjetit, me të cilin furnizuesi ka një kontratë furnizimi, jo më vonë se 48 orë nga konstatimi, përpara ndërmarrjes së ndonjë veprimi kundrejt përdoruesit të rrjetit”.

Pas ndryshimit kjo pikë u bë në: “OSSHE-ja sigurohet që të informojë furnizuesin dhe përdoruesin e rrjetit në çdo rast, që konstaton dëm ekonomik të shkaktuar nga një përdorues i rrjetit, me të cilin furnizuesi ka një kontratë furnizimi, në momentin e emetimit të faturës së dëmit ekonomik”.

Pika tjetër që ndryshon është ajo e arkëtimit të dëmit ekonomik, që u kërkua nga OSHEE që të bëhej në bazë të afateve mujore ciklike, sipas leximit dhe faturimit të klientit që gjobitet.

“OSSH-ja lëshon një faturë të posaçme të dëmit ekonomik të përllogaritur për përdoruesin e rrjetit, brenda ciklit të leximit/faturimit (30 ditë), e dërgon atë në adresën e përcaktuar në marrëveshjen e lidhjes me përdoruesin e rrjetit dhe sigurohet që ta arkëtojë atë brenda 30 ditëve nga lëshimi i saj”, thuhet në rregullore. /

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular